Bilanci

Vit i jashtëzakonshëm për Kulturën. I shkëlqyer do jetë ky tjetri

Postuar në 01 Janar, 2020 17:27

Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një video për ato që i quaj arritje në kulturë. Për z. Rama 2019, ishte një vit i jashtëzakonshëm. I shkëlqyer do jetë ky që vjen sipas tij. Videot të ndihmojnë në këtë rast sepse aty rras pamje për çfarë të duash. Duke ia lënë secilit të besojë nëse një përkufizim i tillë është i vërtetë apo jo, ne po e përcjellim videon me pyetjen se çfarë është kultura shqiptare sot? Ndoshta z. Rama na e shpjegon në kuadër të bilancit të premtimeve që bëri për Rilindjen e Shqipërisë.

Bilanci paraprak, 51 të lënduar. Katër lëkundje tërmeti që nga mëngjesi

Postuar në 21 Shtator, 2019 18:46

Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit raporton se në datën 21 shtator 2019 janë regjistruar në territorin shqiptar katër lëkundje tërmeti duke nisur me të parin në prën 09:37 në Lagunën e Patokut me magnitudë 3.2, për të vijuar me një tjetër lëkundje në orën 14:04 me magnitudë 5.8, 13 km në verilindje të Durrësit, i treti është ndjerë në orën 14:15 po në Durrës me magnitudë 5.3 dhe i fundit në orën 16:10 në Durës, me magnitudë 4.2.

Pse po falimenton telekomi i Kosovës?

Postuar në 02 Shkurt, 2019 00:14

Të arrish të zbresësh të hyrat e Telekomit të Kosovës nga 182.5 milionë euro në 70.2 milionë euro, kurse fitimin prej 97.7 milionë euro ta shndërrosh në humbje prej 51 milionë euro, duhet të jesh vërtet talent !

100 vjet nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore, pamje të ralla

Postuar në 11 Nëntor, 2018 10:56

Lufta e Parë Botërore ishte një prej përplasjeve më të mëdha brenda Europës, e përqëndruar në  Frontin Perëndimor në Francë dhe Belgjikë, ku u shpalosën edhe betejat më vdekjeprurëse.

Konflikti la miliona të vdekur edhe në Rusi,  Ballkan, e Itali. Për shkak të perandorive ajo u përhap shpejt në të gjitha kontinentet. Nga zotërimet britanike te  kolonitë afrikane që u bënë teatri i konfliktit, ashtu si në Azi  në fillim të gushtit 1914.

Shqipëria që duam! Bilanc i paautorizuar i Programit të Rilindjes

Postuar në 14 Qershor, 2017 20:43

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve përfundon edhe mandati i parë i qeverisë Rama-Meta, ku peshën kryesore e kishin socialistët. Pa asnjë skrupull të dyja partitë që qeverisën Shqipërinë për 4 vjet nuk kanë bërë asnjë bilanc të programit që premtuan para 4 vitesh dhe realizimin e tyre. Programi i emërtuar Rilindja Kombëtarja u shpalos në Konventën Kombëtare të Partisë Socialiste në 20 Maj 2013 dhe përmbante disa objekteve, shumica e të cilave nuk janë realizuar.

Premtimet e Mbajtura dhe te Pambajtura:

Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën

Postuar në 26 Maj, 2017 12:42

Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë

Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)

Postuar në 23 Mars, 2017 09:32

Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë,  40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital

Si ta përkufizojmë LSI-në në kontekstin e interesit publik?

Postuar në 09 Mars, 2017 13:08

Ilir Meta duket se e ka lënë në vitin 2002 delirin e tij për t’i ngjarë sadopak Mehmet Shehut. Ish-kryeministri ka zëvendësuar teatralitetin e zakonshëm të politikanëve shqiptarë me ambicien për pushtet politik dhe ekonomik. LSI-ja e tij është një sipërmarrje e mirëorganizuar që duhet thënë se respekton të paktën disa protokolle komunikimi, por edhe ka regjistruar ndonjë iniciatvë me impakt deri diku social.

Bilanci i rëndë i aksidenteve, shkarkohet drejtori i Rrugores Mit’hat Tola

Postuar në 29 Korrik, 2016 17:02

Bilanci i rëndë në aksidentet e javëve të fundit, ku kanë humbur jetën më shumë se 10 persona kanë shkaktuar furtunë në policinë rrugore. Valës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as kreu i policisë rrugore. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako, Mit’hat Tola ka lënë detyrën.  Ai është transferuar si specialist prane policisë shkencore ndërsa vendin e tij e k zënë Ardi Veliu. Ky vendim është marrë një ditë më parë pas një analizë të detajuar në policinë e shtetit për shkaqet e 10 viktimave në aksidentet e këtij muaji.

Propozim për çështjen “ARMO”: Falje e detyrimeve fiskale, dakordësi me pronarin dhe lehtësim sasior për 207 milionë euro kredi

Postuar në 20 Mars, 2016 16:51

Para dy ditësh u njoftua dalja për herë të dytë në ankand e rafinerisë së naftës “ARMO”. Meqenëse ankandi i parë dështoi pasi nuk pati shprehje interesi, në raudnin e dytë është njoftuar përgjysmimi i çmimit të ofertës. Mirëpo siç raporton sot “Vizion Plus” edhe ky ankand rrezikon të dështojë për shkak të statusit të komplikuar të rafinerisë. Televizioni në fjalë raporton se disponon të dhëna se Grupi i Punës i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje nuk ka ende një alternativë se çfarë do të bëjë me “ARMO”.

Pages

Subscribe to RSS - Bilanci