Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)

Postuar në 23 Mars, 2017 09:32

Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë,  40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital

Agresori u eliminua nga policia në vendin e ngjarjes. Kryeministrja britanike Tereza Mei e konsideroi sulmin në Londër si të pështirë e të urryeshëm. Shefja e qeverisë britanike lavdëroi punën e oficerëve që reaguan duke neutralizuar agresorin dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Ndërkohë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren Mei të cilës i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit. “Së  bashku nuk do të reshtim së provuari se dashuria triumfon mbi urrejtjen” - shkruan presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker.  Edhe presidenti francez Fronsua Holond shprehu ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në Britaninë e Madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.