100 vjet nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore, pamje të ralla

Postuar në 11 Nëntor, 2018 10:56

Lufta e Parë Botërore ishte një prej përplasjeve më të mëdha brenda Europës, e përqëndruar në  Frontin Perëndimor në Francë dhe Belgjikë, ku u shpalosën edhe betejat më vdekjeprurëse.

Konflikti la miliona të vdekur edhe në Rusi,  Ballkan, e Itali. Për shkak të perandorive ajo u përhap shpejt në të gjitha kontinentet. Nga zotërimet britanike te  kolonitë afrikane që u bënë teatri i konfliktit, ashtu si në Azi  në fillim të gushtit 1914.

E vonuar, por vendimtare Hyrja e Shteteve të Bashkuara,  përfshiu në Luftë shumë vende të Amerikës Latine në vitin 1917. Sa për Lindjen e Mesme, ku u mbajtën seri përplasjesh  të përgjakshme, harta do të projektohej sërish nga fillimi pas Luftës.

Megjithatë, fronti perëndimor është ai  që do të mbetet aksi qëndror gjatë gjithë luftës. Në  një shtrirje mbi 700 kilometra, që lidh Detin e Veriut me  Zvicrën u përqëndrua numri në i madh trupave dhe beteja mitike, të  shoqëruar nga falangat e pafund të vdekjeve dhe lëndimeve.

Pyetja që ngrihet edhe sot është se si ai arritën ushtarët, në kushte të tmerrshme, të mbanin pozicionet? Padyshim nga disiplina ushtarake, ndjenja e përkatësisë në një grup  dhe në sajë të një ndjenje të fortë patriotike, e cila sot është shumë e vështirë për t'u kuptuar.Lufta filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë. Peter Jackson mund të krenohej me një inovacion tjetër kinematik të dimensioneve historike nëse sipërmarrja e tij e re nuk do t’i kushtohej një nga faqeve më të errëta të historisë njerëzore: Dokumentari i ri me ngjyra  “They Shall Not Grow Old” do te kete se shpejti premierën në BBC.

Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE. Fillimi i armiqësive ishte i rrufeshëm. Në gusht 1914, francezët ishin duke u përpjekur më kot për të thyer linjat e armikut në Lorraine, ndërsa ushtria gjermane marshon me sukses në Belgjikë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

10 milionë ushtarë të vdekur

Lufta do të lërë pas pas një total prej 10 milion të vdekurish dhe 20 milionë të plagosur

Ndarja sipas vendeve

Rusia: 2 milionë të vdekur (5 milion të plagosur)

Gjermania: 2 milionë (4.2 milion)

Franca: 1.4 milion (4.2 milion)

Hungaria: 1.4 milion (3.6 milion)

Britania e Madhe dhe Perandoria: 960,000 (2 milion)

Italia: 600,000 (1 milion)

Perandoria Osmane: 800,000

Proporcionalisht humbjet më të mëdha i pëësoi ushtria e vogël serbe: 130.000 të vdekur dhe 135,000 të plagosur, ose tre të katërtat e ushtrisë.

70% e viktimave dhe të plagosurve janë nga predhat e artilerisë dhe 5-6 milonë do të mbeten me aftësi të kufizuara. Armët kimike, të cilat u përdorën për herë të parë në vitin 1915 nuk do të shkaktojnë shumë se 20.000  të vdekur. Por ata do të mbeten thellë në kujtesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.