botërore

Bloomberg: Europa, kërcënim real për ekonominë botërore

Postuar në 13 Shkurt, 2019 13:19

"Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, kërcënimi më i madh për ekonominë botërore duket të jetë Evropa”- thotë agjencia Bloomberg

Rënia e kërkesës është e dukshme në eurozonë në krahasim me vitin 2018, madje edhe lokomotiva gjermane po ndeshet me probleme, duke paralajmëruar një rrezik real që rritja ekonomike të arrijë në më pak se 1% këtë vit.  Investitorët e kanë kuptuar këtë. Indeksi Euro i Bloomberg ka shkuar në nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2017, ndërsa aksionet evropiane në bursa kanë rënë.

100 vjet nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore, pamje të ralla

Postuar në 11 Nëntor, 2018 10:56

Lufta e Parë Botërore ishte një prej përplasjeve më të mëdha brenda Europës, e përqëndruar në  Frontin Perëndimor në Francë dhe Belgjikë, ku u shpalosën edhe betejat më vdekjeprurëse.

Konflikti la miliona të vdekur edhe në Rusi,  Ballkan, e Itali. Për shkak të perandorive ajo u përhap shpejt në të gjitha kontinentet. Nga zotërimet britanike te  kolonitë afrikane që u bënë teatri i konfliktit, ashtu si në Azi  në fillim të gushtit 1914.

Pse takimi mes Putin dhe Obamës mund të përparojë politikat botërore?

Postuar në 26 Shtator, 2015 13:31

Takimi i ardhshëm midis presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologu të tij amerikan Barak Obama pritet të jetë një pikë kthese në rivendosjen e ndryshimeve normale, të qëllimshme mes dy vendeve. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i SHBA Barack Obama do të mbajnë një takim në 28 shtator në Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ky do të jetë takimi i shtatë midis Putin dhe Obamës në gjashtë vitet e fundit dhe i pari që mbahet në SHBA.

Disa kuriozitete nga teknologjia e nazistëve në LIIB

Postuar në 10 Shtator, 2015 12:09

Lufta e Dytë Botërore ishte shkatërruese, por ka bërë të mundur shumë përparime teknologjike falë “dëshirës së luftëtarëve për të fituar." Dhe, pavarësisht humbjes, makina e luftës gjermane ka patur në dispozicion artë vërtetë “mbresëlënëse”, duke përfshirë edhe disa krijime të sofistikuara që mund të ndihmonin për të fituar Gjermania. Megjithatë, ushtria e Hitlerit nuk ishte në gjendje për të prodhuar një numër armësh të avancuara në mënyrë që të kishte ndikim të rëndësishëm në rezultatin e luftës.

Kriza botërore e ujit; rrezikohen 33 vende, Ballkani i ekspozuar

Postuar në 29 Gusht, 2015 15:45

Bota rrezikon krizën e ujit. Ngrohja globale dhe rritja e numrit të popullsisë janë faktorët kryesorë që po e çojnë botën drejt një krize për furnizim me ujë. Të paktën këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar Instituti i Resurseve Botërore, të cilët kanë arritur në përfundimin se kërkesa për ujë në botë, me shumë gjasë do të rritet edhe më shumë për shkak të rritjes së shkallës së demografisë. Ndërkohë “World Resourses Institute” paralajmëron: Kjo popullatë në rritje do të kërkojë konsum edhe më të madh, bujqësia po ashtu, fermat, kompanitë e ndryshme apo hidrocentralet.

Brazili, ekonomia e shtatë botërore, hyn në recesion. Rusia dhe Kina ngadalësohen

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:12

Sipas AFP’së, Brazili, fuqia e shtatë ekonomike botërore, hyri në recesion tremujorin e dytë, në një kohë që vendet e tjera në zhvillim si Rusia dhe Kina kanë njohur një ngadalësim të ekonomisë së tyre, duke parë një kontraktim të PBB-së së tyre.

Subscribe to RSS - botërore