Propozim për çështjen “ARMO”: Falje e detyrimeve fiskale, dakordësi me pronarin dhe lehtësim sasior për 207 milionë euro kredi

Postuar në 20 Mars, 2016 16:51

Para dy ditësh u njoftua dalja për herë të dytë në ankand e rafinerisë së naftës “ARMO”. Meqenëse ankandi i parë dështoi pasi nuk pati shprehje interesi, në raudnin e dytë është njoftuar përgjysmimi i çmimit të ofertës. Mirëpo siç raporton sot “Vizion Plus” edhe ky ankand rrezikon të dështojë për shkak të statusit të komplikuar të rafinerisë. Televizioni në fjalë raporton se disponon të dhëna se Grupi i Punës i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje nuk ka ende një alternativë se çfarë do të bëjë me “ARMO”. “Vizion Plus ka arritur të sigurojë dokumentet, të cilat japin një zgjidhje, e cila nuk është bërë më parë në Shqipëri. Fillimisht kërkohet të bihet dakord me pronarin e “ARMO”, i cili ndodhet në burg në Azerbajxhan, e më pas të falet detyrimi fiskal që ka rafineria. Pjesa e kredive të pakthyera që “ARMO” ka në banka, vlera e të cilave arrin në 207 milionë euro propozohet që të zgjidhet me një mënyrë të re: përmes lehtësimit sasior. Forma “Quentative Easing”, thotë dokumenti është një variant që është ndjekur në SHBA dhe vendet europiane për të shpëtuar nga kriza sektorë strategjikë”, raporton VP.

Ideja e hedhur ka krijuar debate, pasi kjo formë është përdorur në SHBA për shkak të krizës financiare, ndërkohë që kompania shqiptare ndodhet këtu ku është për shkak të papërgjegjësisë së pronarëve të saj. Falja e detyrimeve fiskale shkon në 60 milionë dollarë dhe këto janë para që i kërkon Ministria e Financave e cila ka tjetër qasje nga ajo e Ministrisë së Ekonomisë. “Administratori i shoqërisë nuk ka ardhur në asnjë mbledhje të bordit të “ARMO”, ndërkohë që për 2015-ën nuk është dorëzuar asnjë bilanc në tatime. Për këtë tatimet kanë vendosur një gjobë. Por përveç “ARMO” edhe firma që ka marrë me qira një pjesë të asteve të saj është zyrtarisht në faliment, por Drejtoria e Tatimeve, nuk ka marrë asnjë hap për të ndjekur këto procedura. Raportet financiare mbi likuiditetin, kapitalin, aktivet dhe ardhshmërinë financiare tregojnë se shoqëria eshte në vështirësi të përhershme për likuiditete dhe nëse nuk kryen një qarkullim më të madh të inventarit te saj, si dhe të rrisë efektivitetin për mbledhjen e borxheve të saj nuk do të arrijë të paguajë edhe për periudhën në vijim furnitorët dhe detyrimet afatshkurtra”, raporton VP.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.