Merkel: Azil vetëm atyre që kanë më shumë nevojë, duhet një klasifikim europian për “vendet e sigurta”

Postuar në 17 Gusht, 2015 10:49

Kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë në një intervistë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota sa i takon azilkërkuesve, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.

 “Nuk mund t’i japim azil kujtdo që beson se këtu ka një shans për punësim”, tha Markel duke i bërë thirrje Europës për një zgjidhje të përbashkët dhe europiane. Sipas saj çështja e azilantëve është sfida tjetër e madhe për Europën pas shpëtimit të Greqisë nga falimentimi. Ajo shtoi se vendet e Europës duhet të bien dakord në një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës, debat i cili prek edhe Shqipërinë. Merkel dënoi gjithashtu sulmet e kohëve të fundit ndaj kampeve të azilkërkuesve, duke i cilësuar si të padenja për vendin. Sipas saj çdo person i cili vjen në Gjermani duhet të trajtohet sipas të gjitha të drejtave të njeriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.