azil

900 mijë kërkesa për azil mbeten pezull në BE

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:48

Zyra europiane e statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare. Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44% të totalit, pasuar nga Italia me 12%, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Europë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37% që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64% në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80% të kërkesave të refuzuara.

“Gruevski u arratis në Hungari nga Tirana”

Postuar në 15 Nëntor, 2018 11:28

E përditshmja me bazë në Beograd "Politika" thotë se ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis në Hungari nëpërmjet Shqipërisë. Gazeta thekson se Gruevski kaloi me një pasaportë të falsifikuar brenda kufirit maqedonas me Shqipërinë, dhe më pas u strehua në ambasadën hungareze në Tiranë.

Me fluturimin e parë të mëngjesit të Malevit të ardhur direkt nga Hungaria, Gruevski nga Tirana arriti direkt në Budapest në orën 10, thotë "Politika", pas së cilës ai ka postuar në Facebook edhe njoftimin se ishte në Hungari.

Rruga tranzit e emigrantëve, Korça pika e hyrjes (Video)

Postuar në 09 Qershor, 2018 22:44

Korça është pika e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Banorët e fshatit Vernik tregojnë se kanë ndeshur në grupe refugjatësh sirianë që kanë hyrë nga Greqia. Një pjesë e tyre janë strehuar ne qendrat e pritjes siç është edhe kampioni i arteve marciale nga Irani Aliriza Hajaloo. Aktualisht ai  ndodhet në kampin e strehimit në Babrru. Ka ndeshur në trajtim të mirë nga punonjësi i policisë shqiptare dhe kjo e ka shtyrë të kërkojë azil në Shqipëri.

Belgjika e gatshme t'i japë azil politik Carles Pouigdemond

Postuar në 29 Tetor, 2017 16:39

Belgjika e sheh si opsion real dhënien e azilit politik për presidentin e Katalonjës, Carles Pouigdemond. Qeveria spanjolle i ka hequr atij të gjitha kompetencat pas shpërbërjes Parlamentin e rajonit autonom.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës po shqyrton rastin e referendumit për pavarësi, për të përcaktuar nëse ai mund të konsiderohet si rebelim.

Plani gjerman për ndalimin në det të emigrantëve

Postuar në 07 Nëntor, 2016 14:25

Ministria e Brendshme e Gjermanisë propozon që njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare të ndalen në det dhe të kthehen në Afrikën e Veriut nga ku pastaj të aplikojnë për azil në Bashkimin Evropian.
Një zëdhënës i ministrisë tha për mediat se plani synon të minojnë një tregti fitimprurëse të trafikut të qënieve mjerëzore. "Qëllimi është për të shpëtuar emigrantët nga udhëtime të rrezikshme për jetën dhe të luftohen organizatat kriminale"

Greqia refuzon kërkesën për azil të tre ushtarakëve turq, Erdogan e Tsipras në një linjë për grushtin e shtetit

Postuar në 22 Shtator, 2016 11:02

Tre prej ushtarakëve turq që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti, në muajin korrik, kanë marrë përgjigje negative në kërkesën e tyre për të marrë azil. Por autoritetet greke deklarojnë se refuzimi nuk do të thotë se ata do të deportohen në Turqi. Ata kanë të drejtë të apelojnë ndaj vendimit të autoriteteve, një procedurë që në Greqi zgjat me muaj.

Alarm në Shtabin grek, helikopteri turk ulet në Greqi, 8 ushtarakë kërkojnë azil

Postuar në 16 Korrik, 2016 13:35

Tetë pjesëtarë të forcave ajrore turke kanë këkuar strehim politik në Greqi. Ata u futën rreth orës 12,00 në hapësirën ajrore greke dhe kërkuan të uleshin në një prej aeroporteve të afërta, për arsye të një defekti teknik.
Përpara kësaj, avionë luftarakë grekë, të tipit F-16 u ngritën nga baza e Limnos dhe shoqëruan helikopterin, që nuk kishte paraqitur plan fluturimi. Përfundimisht, helikopteri i tipit Black Haëk, u ul në aeroportin e Aleksandropolit, qytet grek, rreth 300 km larg nga Stambolli.

BE, presion Maqedonisë t'u japë azil refugjatëve

Postuar në 18 Prill, 2016 10:20

Maqedonia duhet t’u japë azil refugjatëve që për momentin gjenden në territorin e saj, sepse këtë e kërkojnë rregullat ndërkombëtare. Zëdhënësja e komisionerit evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos deklaroi për NOVA se Maqedonia duhet të fillojë t’i shqyrtojë kërkesat për azil të refugjatëve që gjenden në territorin e saj. Ata persona që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare duhet t’u jepet azil në Maqedoni dhe vendi duhet të përpiqet t’u sigurojë kushte për jetë me dinjitet.

Merkel nuk na fal: Shqipëria shpallet vend i sigurt i origjinës. Çdo bëhet me statusin?

Postuar në 25 Shtator, 2015 13:03

Deklaroi në Tiranë se një vend me kaq shumë kërkesa për azil sa Shqipëria nuk munë të jetë kandidat për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Megjithatë shqiptarët thyen çdo rekord dhe eksodi drejt Gjermanisë shënoi shifra rekord për korrikun dhe gushtin. Shpresa se mos Shqipëria do të tolerohej për shkak të një lloj vëmendje që mori kryeministri Rama gjatë takimeve me zonjën Merkel, të cilat kulmuan me vizitën e kancelares në Tiranë, rezultoi e padobishme.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë klasifikuar zyrtarisht si vende të sigurta nga Gjermania.

Emigrantët i drejtohen Kroacisë, Gjermania kërkon forcimin e ligjit për azil

Postuar në 18 Shtator, 2015 08:25

Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë. Gjithsej 6 200 imigrantë hynë vetëm brenda një dite në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli.

Pages

Subscribe to RSS - azil