Është Europa, ‘kurva e motit’? Jo, është Shqipëria, ligavecja e shekujve

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:43

Dje, në fund të ‘Zululandit’ tim të publikuar edhe nga Dita online, një lexues që nuk binte dakord me përfundimin tim të nënvizuar qysh në titull (“Integrimi në BE, ashtu si integrimi në Nato, është dhuratë e jo arritje”), shkruante një koment të vetin: “Mbas kaq vjetësh bisedime me BE-në unë kam arritur në një përfundim: BE-ja (jo të gjitha vendet, por ato që vendosin, dmth Britania e Madhe, Franca e Gjermania, dhe një vend jo europian që është USA) nuk na do as ne, as Turqinë, as Bosnjën, dhe nuk do të dojë as Kosovën, që ta ketë në gjirin e vet”.

Komente të tjera në rrjetet sociale ecin në këtë linjë. I mëshojnë pra idesë se është dikush në BE, ndoshta e gjithë BE-ja, që nuk na do ne shqiptarëve. Ca e ca i riktheheshin plot dëshpërim alegorisë fishtiane të ‘kurvës së motit’. Duhet thënë se me këtë gjetje (dhe jo vetëm me këtë), poeti i famshëm françeskan i ka dhënë një alamet alibíe natyrës sonë përjetësisht qaramane, gjë që e demonstrojmë gjithnjë, teksa s’e kemi hiç për gjë ta lidhim një si tersllik putativ tonin në histori jo me veset e patologjitë tona, por me ligësinë e dashakeqësinë e të tjerëve, sidomos të të mëdhenjve. Kjo është një pesë me hiç.

Ka qenë kjo ‘kurvë’ që, mes plot hezitimesh, interesash e lojrash egoiste, i dha dum punës që të shquajë në fillim të shekullit të shkuar një komb shqiptar, dhe duhet thënë se ka qenë një kuturisje alkimistësh të shquaje kombin tek një popullsi e shkërrmoqur mbi bazë feje, tradite, rajonesh (shyqyr që kishim gjuhën e përbashkët!), dhe të zvetënuar e të molisur prej pushtimit disashekullor otoman. Dhe është po kjo ‘kurvë’ (kuptohet, me atë vendin jo europian, që është USA) që ra dakord t’i bëjë “qokën” e madhe kombit shqiptar në fund të të njëjtit shekull, t’u japë lirinë e pavarësinë shqiptarëve të Kosovës, gjë e papërfytyrueshme të arrihej në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe është po kjo që e ka bërë mendjen top për të na marrë në gjirin e vet, ndonëse ne të gjithë e dimë se jemi frikshmërisht larg Europës (nuk e dinë veç ata që Europën e shohin si ‘kurvën e motit’).

E prandaj, nuk është Europa që është kurva e motit. Përkundrazi, është Shqipëria që është ligavecja e shekujve.

Dita

Comments

Submitted by Kult (not verified) on

<p>&quot;nje kuturisje alikimistesh&quot; njohja e popullit shqiptar si komb? Gjynah Nano qe shkove ne kete pike me keto fjale... Megjithemend gjynah. Je opinionist i kulturuar, nuk ben te biesh ne kesi pohimesh. Shume poshte e ule standardin e vetes me kete qe ke shkruar ketu.</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Eshte e vertete se ne shqiptareve na duhet kohe te kthjellohemi nga vorbulla historike qe kemi kaluar. Nano ka plotesisht te drejte kur thote se fajin duhet ta kerkojme tek vetja e jo tek te tjeret. Nje fjale e urte popullore thote &quot;nese ma hedh nje here e ke fajin ti, nese ma hedh per here te dyte faji eshte iimi&quot;. Nese numerojme sa here na e kane apo paskan hedhur del se faji eshte komplet i yni. Europa ato qe ka, kulturen, territorin, zhvillimin etj i ka arritur me luftra shekullore. Kur u kthjelluan e kuptuan se nuk vazhdohet me luftra dhe vendosen paqen. Tek ne, ne ndryshim me europen ne teresi ndjenja kombetare qendronte poshte ndjenjes se berjes se ligjit. Me berje ligji kam parasysh me te fortin. Shqiptari te themi te verteten ia ka friken shqiptarit dhe nuk e duron sundimin prej tij. Jeta patriarkale dhe periudhat e ndryshme historike kane krijuar tek shqiptaret rrethana qe nuk linin shteg per lindjen e nje shteti shqiptar. Pasojat ndihen edhe sot. Ne si komb na ben vetem gjuha se te gjitha te tjerat na ndajne nga kombi. Negativiteti qendron tek kombi por pozitive eshte se ne pergjithesi kemi njefare atdhedashurie. Atdhedashuri qe nuk mjafton pasi nuk del pertej fshatit, katundit apo zabelit. Kjo atdhedashuri ka mjaftuar vetem per te mos humbur si komb por jo shtetformues. Nano e trajton kete ne librin e tij (akoma nuk e kam lexuar te jap nje gjykim te plote )&nbsp;kur thote se me gege ben kombin dhe me toske ben shtet. Faktikisht geget kane bere me shume tentativa per te bere nje shtet dhe Ata qe kane bere keto tentativa kane qene shenje e nje thike me dy presa. Nga tosket, pas periudhes se Skenderbeut kemi dy personazhe qe tentuan te bejne shtet Ali Pasha dhe me vone Ismail Qemali. Qe te dy vinin nga Stambolli me kete qellim. Me pas kemi periudhen e mberterise sunduar nga nje gege dhe komuniste udhehequr&nbsp;nga nje toske. Duhet edhe ca kohe te kthjellohemi, kur te zbusim klimen politike ne vend, kur te mendojme seriozisht se çdo gje arrihet me pune dhe me pak llafe, te njihemi mire me gabimet tona historike, te pranojme te shkuaren dhe te hedhim syte nga e ardhmja.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.