von der leyen

Sot gjyqi për skandalin "Pfizer"

Postuar në 14 Maj, 2025 11:32

Të mërkurën, 14 maj, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian do të shqyrtojë çështjen “Pfizergate”, për të cilën pritet të dilet me një vendim.

Ky vendim do të vijë pas vitesh polemikash rreth aludimeve për mesazhe të fshira mes Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe gjigantit farmaceutik amerikan Pfizer, në lidhje me një marrëveshje disa miliardë euro për vaksinat anti-Covid. 

Von del Leyen: BE do rrisë dëbimin e emigrantëve

Postuar në 17 Tetor, 2024 21:23

BE-ja duhet të nxjerrë mësime nga marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e bëri këtë deklaratë ndërsa liderët e 27 vendeve anëtare mbajnë një samit të BE-së me fokus migracionin.

Von der Leyen paralajmëroi se ekzekutivi i BE-së do të paraqesë një propozim të ri për legjislacionin për të rritur dëbimet e emigrantëve.

Përpunimi i kërkesave të emigrantëve në vende të treta po shihet si mundësi edhe nga disa vende të BE-së.

Perandoresha e BE-së/ Strategjia e Von der Leyen për të çimentuar pushtetin

Postuar në 19 Shtator, 2024 21:10

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen flet shumë për dëshirën e saj për një mandat të dytë të papenguar në krye të Komisionit Europian. 26 komisionerët e rinj janë finalizimi i një strategjie disamujore publike dhe private për të shuar zërat kundër të mandatit të saj të parë si presidente.

Ajo do të ketë edhe më shumë kontroll mbi gjithçka,” tha një zyrtar i BE-së, i cili, ka folur në kushte anonimati për Politico.

Ekipi i vjetër në kontinentin e vjetër. Von der Leyen merr një mandat të dytë

Postuar në 18 Korrik, 2024 15:49

Me 401 vota pro, Ursula von der Leyen është zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. 284 vota kanë qenë kundër, 15 abstenime dhe 7 të pavefshme.

Ajo arriti të fitojë mbështetjen e tre frupeve pro-BE-së: të qendrës dhe të djathtëve – Partia Popullore, Socialistë dhe liberalëve të Rinovimit.

Metsola, Plenkoviç dhe Mitsotakis, kandidatë për të zëvendësuar Von der Leyen

Postuar në 06 Qershor, 2024 14:18

Shanset e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian janë në dyshim për shkak të fërkimeve mes peshave të rënda të BE-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë fundjavë do të jenë preludi i një periudhe intensive të diskutimi mbi postet kryesore të BE-së për pesë vitet e ardhshme dhe se si ato ndahen mes familjeve politike të bllokut.

Pfizergate nën lupën e prokurorëve europianë

Postuar në 01 Prill, 2024 17:36

Negociatat e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, për vaksinën anti-Covid 19 janë bërë objekt hetimi i një grupi prokurorësh europianë.

Një sms nga Macron për marrëveshjen me Mercosur

Postuar në 31 Janar, 2024 16:51

Një sms private nga presidenti i Francës për të anulluar një marrëveshje të madhe me grupin amerikanlatin, Mercosur për të cilin është negociar përgjatë dy dekadave. Këtë shkruan “Politico” që vë në dukje se mesazhi i është dërguar kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e që prek sipas medias në fjalë një hapësirë të presupozuar të tregtisë së lirë për 800 milionë banorë. Sms-ja e Macron lidhet me faktin se ai kërkon të mbrojë bujqësinë francize nga pakti me Mercosur nga influksi i mishit brazilian dhe argjentinas.

Plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 31 Maj, 2023 12:53

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Forumin e Bratislavës se Bashkimi Europian po mendon një plan të ri zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, von der Leyen, ka mbajtur në vëmendje rajonin tonë që sipas saj është prekur nga pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

1.5 miliardë euro/muaj ndihmë për Ukrainën më 2023

Postuar në 23 Tetor, 2022 15:25

Presidentja e Komisionit Europian, Ursual von der Leyen ka deklaruar se BE-ja parashikonë një ndihmë financiare 1.5 miliardë euro/muaj për Ukrainën vitin e ardhshëm. Plani ka dalë në sipërfaqe pas takimit të liderëve europianë në Bruksel.

Ukraina ka nevojë për ¾ miliardë euro në muaj për të përmbushur nevojat bazë. Ndihma e përgjithshme e BE-së për vitin vjetër do të shkojë në 18 miliardë euro. Ministrat e Financës së BE-së do të punojnë për mekanizmin e përshtatshëm

ka thënë ajo.

1.8 miliardë$ marrëveshje me sms, përgjigja e KE: Mesazhet janë fshirë

Postuar në 29 Qershor, 2022 17:13

Në vitin 2021, gazeta e njohur amerikane “The Neë York Times” publikoi disa mesazhe telefonike mes presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të kompanisë “Pfizer” Albert Bourla përmes të cilave u arrit një marrëveshje 1.8 miliardë dollarë për shitjen e vaksinës kundër CoVid-19. 

Pages

Subscribe to RSS - von der leyen