ukraina
Zelenskiy refuzon negociatat direkte me Rusinë
Presidenti i Turqisë, Reçep Tayyip Erdogan, ka propozuar një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, menjëherë pas takimit të tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Ndërkohë që ne vazhdojmë të solidarizohemi me Ukrainën, ne do të vazhdojmë punën tonë për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë mbi bazën e negociatave. Ne jemi të gatshëm të organizojmë një samit paqeje ku Rusia të jetë po ashtu e pranishme
tha Erdogan.
Rusia gati për ta shpallur ushtrinë ukrainase organizatë terroriste
Rusia pritet t’i shpallë organizata terroriste ushtrinë dhe agjencitë e inteligjencës ukrainase. Rodion Miroshnik, i ngarkuari nga Kremlini për monitorimin e atyre që Rusia i cilëson krime të Ukrainës, thotë se një vendim i tillë është vetëm çështje kohe.
Miroshnik, i cili para nisjes së konfliktit ka mbajur postin e ambasadorit të rajonit të Luganskut në Moskë, është shprehur për RIA Novosti se fillimisht pritet hedhja e propozimit nga ana e ligjvënësve dhe autoriteteve ruse.
Putin kishte të drejtë
Steve Hall, ish-shefi i operacioneve të CIA-s në Rusi, thotë se parashikimi i presidentit rus, Vladimir Putin, se SHBA-ja do të lodhej shpejt dhe do të pushonte së mbështeturi Ukrainën po provohet i saktë.
Hall u shpreh në një intervistë për CNN se këtë e provon sjellja e Putin ditët e fundit. Sipas tij, presidenti rus ka filluar t’u thotë njerëzve të rrethit të tij të ngushtë se strategjia e tij, për të cilin ata ishin skeptikë, ka rezultuar efikase.
Macron kërkon një fillim të ri: Siguria e Europës është në lojë
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thirrur 25 liderë botërorë në një konferencë ndërkombëtare që po mbahet sot në Paris për mbështetjen e Ukrainës. Në hapje të saj, Macron theksoi se aleatët e Ukrainës kanë nevojë për një “fillim të ri” dhe duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur Kievin në luftën kundër Rusisë, pasi është në lojë siguria e Europës.
Ambasadori Shkurov: Shqipëria, disa dërgesa me municione në Ukrainë
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka shpjegon në një intervistë për MCN TV ndihmat që ka dhënë Shqipëria për Ukrainën, nga municionet ushtarake, tek financimet dhe ndihmat humanitare, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjes mbi ndikimin e Rusisë në politikën shqiptare apo afera korruptive.
Kremlini: SHBA-Britani po synojnë caktimin e një "përfaqësuesi special" në Ukrainë
Kreu i zbulimit të jashtëm rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar se Perëndimi po synon të caktojë një “Përfaqësues Special” në Ukrainë, akt që sipas tij përfaqëson një hap për të marrë kontrollin efektiv të vendit nga autoritetet e Kievit.
Ukraina kundërpërgjigjet në Belgorod, Kremlini: Përgjegjës BE dhe Britania
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është intensifikuar në ditët e fundit të viti. Pas sulmit masiv të së premtes mbi disa qytete të Ukrainës, kjo e fundit është kundërpërgjigjur.
Katërmbëdhjetë persona, mes të cilëve një fëmijë, u vranë dhe 108 u plagosën në një sulm të ri nga Forcat e Armatosura të Ukrainës pasditen e sotme në qytetin rus të Belgorodit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Ruse për Situatat Emergjente, e cituar nga agjencia Tass.
Sulm masiv gjatë natës mbi Ukrainë, Rusia godet qytetet e mëdha
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa qytete të Ukrainës. Raketa dhe dronë u lëshuan mbi Kiev dhe qytetet e tjera si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Zhaporizhzhia.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kosti, tha se 16 persona janë vrarë dhe 97 janë plagosur.
Plani B për Ukrainën
Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.
Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.
Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.
Fermerët gjermanë: Anëtarësimi i Ukrainës do të shkatërrojë sistemin bujqësor të BE-së
Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve zyrtare të pranimit me Ukrainën. Por në Gjermani ka të pakënaqur. Joachim Rukwied, presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), paralajmëroi për pasojat e tij në sektorin bujqësor.
Sipas tij, pranimi i Ukrainës në BE do të "çonte në shkatërrimin e bujqësisë familjare në Evropë".
Kjo duhet “të mbetet në sfondin e të gjitha diskutimeve politike”, shtoi ai.
