ukraina
Scholz: 650 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Gjermania do t'i japë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë 650 milionë euro. Shifra u bë e ditur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ndodhet në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.
Scholz deklaroi se Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë, ndërsa shtoi se ndihma do të dorëzohet gjatë dhjetorit.
Kjo është vetëm vizita e tij e dytë që nga shpërthimi i luftës, pas vizitës së parë në qershor 2022.
Scholz: Nuk autorizojmë përdorimin e armëve tona kundër Rusisë
Ndonëse ShBA aprovoi përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë brenda Rusisë, vendet kryesore europiane nuk duket se do të solidarizohen.
Të paktën për momentin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar nga Samiti i G20 në Brazil, se opsioni i furnizimit të Ukrainës me sistemin "Taurus" nuk është ende në agjendë.
SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë
Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.
The Economist: Ukraina po e humb luftën sepse Zelensky po injoron realitetin
Revista “The Economist” boton një artikull me titull “Lufta po shkon keq. Ukraina dhe aleatët e saj duhet të ndryshojnë kursin”.
SHBA nuk e përjashton një marrëveshje "tokë ukrainase në këmbim të paqes me Rusinë"
Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë që Ukraina të lëshojë territore në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.
Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit ukrainas Vladimir Zelensky, Kirby u pyet nëse ai ka ndonjë mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit pa lëshuar territore Ukraina ndaj Rusisë.
BE, 118 miliardë euro për Ukrainën që nga nisja e konfliktit
Ndihma për Ukrainën nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i konfliktit ka arritur në një total prej 118 miliardë eurosh, duke përfshirë 43.5 miliardë euro mbështetje ushtarake.
Shifra u bë publike nga nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE) Valdis Dombrovskis.
NATO nuk bëhet palë konflikti nëse Perëndimi autorizon Kievin të godasë Rusinë
NATO nuk do të bëhet palë në konfliktin ukrainas nëse shtetet e saj anëtare autorizojnë Kievin të godasë territorin rus me armë të prodhimit perëndimor, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Foreign Policy.
“Nuk është e saktë ajo që thotë presidenti Putin për përfshirjen tonë në konflikt”, pohoi Stoltenberg.
Ai shtoi gjithashtu se NATO nuk e konsideron Iranin dhe Korenë e Veriut palë në konflikt mbi ndihmën e supozuar ushtarake për Moskën.
Jo armë me rreze të gjatë Ukrainës, edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përjashtuar mundësinë që Gjermania të furnizojë me armë rreze të gjatë Ukrainën për t’i përdorur ato për goditje në territorin rus. Ai e ka përsëritur qëndrimin e vet në një takim në Prenzlau duke afirmuar se:
Nuk do të furnizojmë me këto armë sepse unë e quaj një problem. Edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë
Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë
Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Andriy Sybiha, ministri i ri i Jashtëm i Ukrainës
Andriy Sybiha është zgjedhur ministër i Jashtëm i Ukrainës. Propozimi iu bë Parlamentit nga presidenti Volodymyr Zelenskiy, që ka ndërmarrë një riformatim masiv të qeverisë.
Sybiha pason në detyrë Dmitry Kuleban. Ai ka lindur në vitin 1975, është diplomuar për anglisht dhe jurisprudencë nga universiteti i Lviv dhe ka mbajtur disa detyra në administratën e Ministrisë së Jashtme, sikurse ka qenë edhe ambasador në Turqi. Deri para zgjedhjes në krye të Ministrisë së Jashtme, ai mbante detyrën e zv.ministrit të Parë të Jashtëm.
