Gazprom ndalon furnizimin me gaz përmes Ukrainës

Kompania ruse “Gazprom”, ka ndaluar tranzitimin e gazit përmes Ukrainës duke nisur nga sot, 1 janar 2025. Si shkak për vendimin është bërë ajo që kompania e cilëson si refuzim të Ukrainës për të zgjatur marrëveshjet e tranzitit, çka nga ana e vet ka çuar në “pamundësimin teknik dhe ligjor” të “Gazprom” për të vijuar furnizimin.
Der më sot, kompania ruse kishte pesë marrëveshje me ukrainasen, “Naftogaz” që mundësonte tranzitimin e 40 miliardë metrave kubë gaz në vit. Agjencia “Tass” shton se Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të vijuar tranzitimin nëse ka një kërkesë nga Komisioni Europian dhe nëse gazi nuk është rus. Në këto kushte pala ruse ka propozuar, përmes presidentit të vendit Vladimir Putin, që gazi rus të kalojë nën subjekte të treta si kompani turke, hungareze, sllovake, apo azere.
Në datën 22 dhjetor, kryeministri sllovak, Robert Fico, vizitoi Moskën, me synim kryesor pikërisht garantimin e vijimit të furnizimit.

Add new comment