ukraina
Ukraina kërkon që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB
Seanca speciale e OKB-së kushtuar Ukrainës bëri bashkë në të njëjtën sallë presidentin ukrainas dhe kreun e diplomacisë ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që Rusisë të mos i njihet më e drejta e vetos.
“Prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit është e paligjshme”, dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e shtyu OKB-në në këtë ngërç”, tha Zelensky.
Finlanda nuk ofron më mbrojtje të përkohshme për ukrainasit
Finlanda nuk do të ofrojë më mbrojtje të përkohshme dhe nuk do të lëshojë leje të reja qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi që janë larguar nga Ukraina pasi kanë banuar atje, falë një leje qëndrimi të përkohshme.
Shërbimi Finlandez i Emigracionit njoftoi se rregullorja e re ka hyrë në fuqi nga 7 shtatori dhe do të zbatohet vetëm për aplikimet që janë dorëzuar pas kësaj date, raporton Schengen Visa.
Ukraina, Rusia dhe precedenti finlandez
Largohet ministri ukrainas i luftës
Ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi largimin e tij nga detyra, një hap që ishte paralajmëruar fundjavën e kaluar nga presidenti Zelensky, i cili tha se ka ardhur koha për “qasje të reja” në fushën e mbrojtjes.
Oleksii Reznikov ka mbajtur postin e ministrit që prej nisjes së invazionit rus në Ukrainë, në shkurt 2022.
Ai u bë një emër i njohur në Ukrainë dhe ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës, për shkak të angazhimit në lobimin për pajisje ushtarake.
“Manualet e NATO-s janë të vjetruara, ky është një konflikt krejtësisht i ri”
Vadym Shepelenko është profesor i biokimisë në universitetin e Dnipros. 45 vjeç dhe shumë larg të qenit një nacionalist fanatik, ai është zëvendës komandant i Brigadës 128 të Këmbësorisë, e përqendruar në Vilika-Novasilka, një nga sektorët kyç për shpresat e Ukrainës për çlirimin e territoreve të pushtuara, që ndodhet midis rajonit jugor të Zaporizhizhia dhe atij lindor të Donbasit. Nëse do të ishte e mundur, do të ishte kthyer në laboratorë dhe te studentët e tij. Por luftës i është bashkuar që në fillim.
“Ejani provojeni vetë luftën ose qepeni gojën”
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, iu kundërpërgjigj kritikave të zyrtarëve të Perëndimit për progresin e dobët të kundërofensivës së vendit të tij.
Në një takim të ministrave të Jashtëm në Spanjë, Kuleba tha se të flasësh për mungesë progresi në fushën e betejës "është si t’u pështysh në fytyrë ushtarëve ukrainas", ndaj ata që e thonë këtë "duhet ta qepin".
“Jemi viktima të propagandës tonë”
Koloneli austriak, Markus Reisner, thotë se ndryshe nga ajo që paraqitet në mediat perëndimore, trupat ukrainase janë ezauruar dhe taktika e ndjekur deri tani nga Kievi mund të jetë e gabuar.
"Në të dyja anët, ushtarët më të mirë janë vrarë ose plagosur", thotë Reisner, i cili më parë ka shërbyer si komandant i kontingjentit austriak në Mali dhe në Kosovë.
Dështimi i kundërofensivës ukrainase sjell probleme politike afatgjata
Shërbimet inteligjente amerikane janë shprehur pesimiste mbi suksesin e asaj që u trumbetua si kundërofensiva ukrainase. Gazeta e njohur “The Washington Post” citon burime të vetat sipas të cilave objektivi për të marrë qytetin juglindor të Melitopol nuk mund të përmbushet.
“Rusia po rrezikon luftë me NATO-n në Detin e Zi”
Moska rrezikon luftë direkte me NATO-n, për shkak të përpjekjeve të saj për të kontrolluar anijet në ujërat ndërkombëtare dhe për të mbytur ekonominë ukrainase.
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, i cili udhëhoqi forcat e aleancës në kontinent midis 2009 dhe 2013, thotë se “veprimet e Rusisë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi përbëjnë një rrezik real për ta përshkallëzuar këtë në një luftë në det midis NATO-s dhe Federatës Ruse”.
Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin
Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.