tec lundrues
ERE autorizon KESH të prodhojë energji nga TEC-et lundruese të Vlorës për 2 vjet
Është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për liçencimin e Korporatës Energjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese në Triport të Vlorës. Vendimi është i datës 27 mars 2023 dhe ai përcakton se KESH do të prodhojë energji elektrike nga dy TEC-et lundruese për një periudhë 2-vjeçare me kapacitet të instaluar në total prej 110 MW.
