ERE autorizon KESH të prodhojë energji nga TEC-et lundruese të Vlorës për 2 vjet

Është zbardhur në Fletoren Zyrtare vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për liçencimin e Korporatës Energjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese në Triport të Vlorës. Vendimi është i datës 27 mars 2023 dhe ai përcakton se KESH do të prodhojë energji elektrike nga dy TEC-et lundruese për një periudhë 2-vjeçare me kapacitet të instaluar në total prej 110 MW.
Njoftimi për stacionimin e dy TEC-ve në Vlorë u bë pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe rritjes në çmimeve të energjisë, ndonëse ato deri më tani nuk janë vënë në punë dhe nuk u mbërrit deri në krizën e furnizimit siç u paralajmërua më herët.

Add new comment