shendeti
Kujdes me shishet plastike. Lexoni siç duhet shenjat për të qenë të sigurtë
Në një kohë kur San Francisko po përgatitet të bëhet qyteti i parë në Amerikë që do të ndalojë zyrtarisht shitjen e shisheve plastike që nga 1 tetori 2015, debati mbi efektet e dëmshme që plastika ka në shëndetin tonë dhe në mjedis, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Shqetësimet mbi mjedisin dhe strategjitë për menaxhimin efikas të mbetjeve janë tema komplekse për t’u trajtuar. Në fakt, konsumatorët e thjeshtë, si ju dhe unë, padyshim që nuk kujdesimi për këtë çështje aq sa duhet.
Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)
Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.
