shendeti
Taurina zgjat jetën
Taurina shihet nga studiuesit si “eliksiri i jetës”. Kjo për shkak të efektit të saj pozitiv në jetëgjatësi dhe në shëndetin e një sërë speciesh shtazore..
Ekipi i studiuesve në Universitetin e Kolumbias, në Nju-Jork, ka analizuar molekulat në gjakun e specieve të ndryshme të kafshëve - për të eksploruar ndryshimet midis të rinjve dhe të moshuarve.
"Një nga molekulat më të degraduara në mënyrë dramatike ishte taurina", tha studiuesi Dr Vijay Yadav. Tek të moshuarit, nivelet ishin 80% më të ulëta se tek të rinjtë.
Dieta mesdhetare bëhet privilegj i të pasurve
Dieta mesdhetare është gjithnjë e më pak e pranishme në tryezat italiane. Një zbulim i mjekut Ancel Benjamin Keys (1904-2004), kjo pasuri që përmbledh modelet ushqimore të disa vendeve të pellgut të Mesdheut, është njohur nga UNESCO dhe është përfshirë në listën e trashëgimive të njerëzimit në vitin 2010.
Kosheret urbane si monitoruese të shëndetit të njeriut dhe ndotjes
Një studim i ri i botuar në Environmental Microbiome tregon se si përmes koshereve të bletëve mund të zbulohen informacione për shëndetin e njeriut, patogjenët, jetën e bimëve dhe mjedisin e qyteteve të ndryshme.
OKB parashikon se afro 70% e popullsisë njerëzore do të banojë në qytete deri në vitin 2050.
Çeki, presidenti Milos Zeman shpallet i paaftë për vijimin e detyrës
Presidenti çek, Milos Zeman është shpallur i paaftë për të vijuar detyrën e vet për shkak të gjendjes shëndetësore. Kryetari i Senatit të Çekisë, Milos Vystrcil ka deklaruar se spitali ku gjendet i shtruar presidenti 77-vjeçar ka njoftuar se Zeman nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë funksionet e veta për disa javë në vijim, çka e bën atë të paaftë të menaxhojë dhe drejtojë situatën politike për krijimin e qeverisë së re.
“Llamba e lagur”, fenomeni që shpjegon vdekjet nga nxehtësia
Një valë e pazakontë të nxehti që ka përfshirë Amerikën e Veriut u ka marrë jetën qindra personave ditët e fundit. Ekspertët thonë se ky është një fenomen që supozohej të ndodhte në mesin e shekullit XXI dhe i shpjegojnë vdekjet me fenomenin e "llambës së lagur". Ky i fundit ndodh pikërisht atëherë kur trupi i njeriut nuk e përballon dot nxehtësinë dhe nivelin e lagështirës, të kombinuara bashkë.
Pse nuk e trashëgojmë gjenetikisht moshën e prindërve?
Qelizat plaken bashkë me ne, duke akumuluar dëmet që pësojnë me kalimin e kohës. Por ajo që mbetet mister është se pse pasardhësit tanë nuk i trashëgojnë këto ndryshime.
“Kur lind, ti nuk trashëgon moshën e prindërve. Për disa arsye, e nis nga zero”, thotë Yukiko Yamashita, biolog në MIT.
Nismë për një traktat të ri ndërkombëtar për shëndetin
Drejtuesit e 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar një letër të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për rishikimin e arkitekturës ndërkombëtare të shëndetit në funksion të përballimit më të mirë të pandemisë së radhës.
Covid-19 nuk do të eliminohet asnjëherë përfundimisht
Ndërsa në shumicën e vendeve të botës ka nisur fushata e vaksinimit, pyetja që ende mbetet pa përgjigje është: Kur do të shpëtojmë përfundimisht nga Covid-19?
Përgjigjja e ekspertëve të shëndetit publik nuk është optimiste. Sipas tyre, Covid-19 do të kthehet në një sëmundje endemike dhe do të jetë mes nesh, pavarësisht përpjekjeve për ta zhdukur.
“Na është thënë se virusi do të zhduket. Por kjo nuk është e vërtetë”, thotë dr. Ëilliam Schaffner, profesor në Vanderbilt University School of Medicine, njëkohësisht anëtar i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.
Mjekët izraelitë deklarojnë se kanë zhvilluar dy ilaçe që kurojnë Covid-in në pak ditë
Mjekët izraelitë janë optimistë për rezultatet që ka dhënë një kurë e re kundër Covid-19. Studiuesit në spitalin Ichilov të Tel Avivit kanë parë efektivitet në masën 95% te një ilaç i përdorur te pacientët në gjendje të moderuar dhe ata në gjendje të rëndë.
Shefi i Moderna-s: Virusin do ta kemi mes nesh përgjithmonë
Vaksina e Moderna-s është efektive edhe kundër varianteve të reja të Covid-19. Por pavarësisht kësaj, lufta me pandeminë do të jetë e gjatë. CEO i Moderna, Stephane Bancel, është shprehur dje se një studim i vetë kompanisë ka treguar se vaksina siguron mbrojtje si për variantin e dokumentuar në Britani të Madhe (B.1.1.7), ashtu edhe për variantin e Afrikës së Jugut (B.1.351). Megjithatë, Bancel shtoi se me vaksinën duhet punuar, në mënyrë që të përshtatet me mutacionet që mund të përhapin variante të tjera të SARS-Cov-2.
