serbia
Serbia lëshon nga "sovraniteti", hiqen targat eksperimentale për automjetet e Kosovës
Pas më shumë se dhjetë orë bisedimesh, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë kanë përmbyllur në Bruksel marrëveshjen e reciprocitetit për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri, deklaroi pas takimit, se marrëveshja e arritur javën e shkuar është konkretizuar me një dokument të shkruar. Sipas dokumentit, regjistrimi i të gjitha targave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës KS/RKS do te fillojë në 15 janar të 2017 dhe do zgjasë një vit, ndërkohë që Kosova do të zgjasë për 5 vjet validitetin e tabelave KS.
Tensioneve serbo-kroate u shtohet edhe një histori spiunazhi
Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë arritur një tjetër moment kritik, pasi Agjencia Serbe e Informacionit dhe Sigurisë ka arrestuar një qytetar me shtetësi serbe dhe kroate, i cili akuzohet për spiunazh për favor të Zagrebit zyrtar.
“B92” referon ndërkohë një portal kroat, “index.hr”, sipas të cilit, personi në fjalë ka jetuar deri në vitet ’90 në Kroaci e mandej është zhvendosur në Serbi.
Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit
“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:
Presidenti serb, Nikoliç: “Një monument i Millosheviçit do ta bashkonte popullin serb”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se një monument për Sllobodan Millosheviçin, nuk do ta përçante popullin serb, por do ta bashkonte atë. I pyetur nga tabloidi “Kurir”, Nikoliç, ka sqaruar se “mendon njësoj si të gjithë në Serbi”. Presidenti serb ka shtuar po ashtu se kjo çështje nuk është juridiksionin e tij ndërkohë që ka lënë të kuptohet se reagime do të ketë. “Ata që po përdhosin çdo gjë në Serbi nuk do të lënë pa përdhosur as monumentin e Sllobodan Millosheviçit”, tha Nikoliç, në një aludim të qartë për rrymën filoperëndimore në këtë vend.
Bajden nga Beogradi në Prishtinë: Serbia, motorri ekonomik i gjithë rajonit
Zv.presidenti amerikan Xho Bajden theksoi në Beograd rolin e rëndësishëm të Serbisë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit. “Nëse Serbia ecën mirë ekonomikisht dhe politikisht, i gjithë rajoni ecën mirë dhe kam besim se do ta bëjë diçka të tillë”, tha Bajden.
Qeveria e re në Serbi, Aleksander Vuçiç rivotohet në Parlament si kryeministër
Serbia ka qeverinë e re e cila ka marrë miratimin në Parlament. Ajo do të drejtohet edhe njëherë nga Aleksander Vuçiç dhe do të ketë 16 ministra. Në votim ajo mori 163 vota pro, 62 kundër, ndërkohë që 25 deputetë nuk ishin të pranishëm. Ivica Daçiç ruan pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe bëhet edhe zv.kryeministër i parë. Zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm është caktuar Nebojsha Stefanoviç, ndërkohë që ministër i Mbrojtjes do të jetë, Zoran Xhorxheviç.
Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia
Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit.
Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
Çështja “Stepinac”, tensione diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë
Çështja “Stepinac” ka sjellë tensionim të raporteve serbo-kroate. Vendimi i një gjykate kroate për të rrëzuar vendimin e gjyqit jugosllav të vitit 1946 për dënimin e peshkopit të Zagrebit Alojzije Stepinac, si bashkëpunëtor i fashizmit dhe nazizimit dhe pjesëmarrës dhe organiztaor i konvertimeve me forcë të serbëve ortodoksë, është vlerësuar nga Beogradi zyrtar si një hap mbrapa dhe me pasoja. Në këtë kuadër, Ministria e Jashtem serbe, i ka dërguar në notë proteste Zagrebit përmes së cilës kujton se OKB dhe BE-ja e ndalon restaurimin e ideologjive fashiste dhe të fashizmit.
Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946
Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.
