odiseja
Gratë e Odiseas
Përzgjedhja e Lupita Nyong’o në rolin e Helenës dhe Elliot Page-it në atë të ushtarit Sinon ishin zgjedhje të guximshme dhe emocionuese në filmin “Odiseja” të Christopher Nolan.
Të dyja sinjalizuan një largim nga trajtimi konvencional dhe hiper-mashkullor që Hollivudi i ka bërë mitit grek. Komentet e Elon Musk dhe shumë të tjerëve në “X” konfirmuan suksesin e Nolan në këtë drejtim.
Por si studiuese e letërsisë dhe kulturës së lashtë greke, u zhgënjeva me mënyrën se si janë portretizuar gratë.
Në gjurmët e Odisesë
Odisjea e Homerit ndjek udhëtimin dhjetëvjeçar të Mbretit Odise për në shtëpi në Itakë pas Luftës së Trojës. Rrëfimi ka dimensione të dallueshme gjeografike, hapësinore dhe kohore. Nuk është çudi që për shekuj me radhë, njerëzit janë intriguar nga vendet e përmendura të “Odiseja”, duke ngritur pyetjen se sa prej tyre ishin të vërteta. Disa historianë dhe studiues klasikë argumentojnë se Odiseja është vetëm poezi. Si një vepër arti dhe mitologji e pastër, pohojnë ata, nuk ka kuptim t’i kërkosh këto vende në një hartë.
Odiseja, themelimi i Nostalgjisë*
Festimet janë kohë e kaluar gëzueshëm dhe mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë. Por më pas, njerëzit ndonjëherë mund të mbeten në pikëpyetje për marrëdhëniet e tyre. Kthimet njëherë në vit në shtëpi mund të shkaktojnë një nostalgji të pakëndshme në tensionin mes mënyrës se si kujtohet e kaluara dhe si përjetohet e tashmja.
Po nëse kultura e anulimit arrin deri te latinishtja dhe Odiseja?
Fenomenet e fundit të mbledhura nën emrin e kultura e anulimit (diçka e ngjashme me "censurën kulturore") mund të gjykohen nga dy këndvështrime. Të këmbëngulësh në të qenit politikisht korrekt në aspektin e racës dhe gjinisë është një mënyrë për të shmangur diskriminimin që ekziston ende dhe për të ribalancuar pabarazitë e vjetra dhe të mëdha në fushat e studimit, deri para disa dekadash prerogativë pothuajse ekskluzive e meshkujve të bardhë.
Seks dhe vdekje te Homeri
Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi. Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar – apo u bezdisur – dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso. “Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar në mungesë të tij nga 117 princa të rinj në moshë sa për të qenë djemtë e saj.
