kosova
Ofertë e re për Kosovën nën dirigjimin e Gjermanisë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se Serbia nuk do të pranojë ultimatume për Kosovën, por as do të refuzojë ofertat e bëra. Ai ka paralajmëruar se nga fundi i vitit do të bëhet një ofertë të cilën Serbia nuk do të jetë në gjendje ta pranojë.
Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?
Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.
Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët.
Si i bëhet që Serbia të fitojë diçka?*
Të dërguar specialë që thonë se nuk bëjnë asgjë
I Dërguari Special i presidentit Trump për Dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka hedhur poshtë zërat se SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka quajtur lajmin e publikuar nga faqja EuObserver si lajm të rremë duke nënvizuar përmes një statusi në Tuiter se:
unë jam për atë që palët bien dakord. Unë jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo politikën
Zhvlerësohet presioni amerikan. Franca propozon samit për dialogun Kosovë-Serbi
Mediat e Kosovës shkruajnë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shpreur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtyre mediave, Macron i ka dërguar një letër kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti përmes së cilës i sugjeron që dialogu të jetë pjesë e axhendës së një samiti europian:
Pas Jo-së së Kosovës, Tirana zyrtare duhet të sqarojë qëndrimin e vet për Minishengenin Ballkanik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pas vizitës në Shqiëpri se projekti I Minishengenit ballkanik është në funksion të interesit serb dhe rus në Ballkan. Në një intervistë për KTV, Kurti ndër të tjera ka thënë:
Beogradi "harron" Serbinë e Vjetër. Kthen sytë nga "Serbia Bregdetare"
Mediat serbe, të deklaruara edhe si liberale, po shkruajnë këto kohë gjerësiht për situatën në Mal të Zi. Kanë lënë Kosovën pak mënjanë, e kanë harruar si pa dashje Serbinë e Vjetër, për t’i kushtuar vëmendje Serbisë Bregdetare siç ndoshta imagjinojnë se është Mali i Zi. Ligji për lirinë fetare, miratuar së fundmi, ka vënë në lëvizje Beogradin zyrtar që sheh te të drejtat e Kishës Orthodhokse Serbe mundësi të ushtrimit të interesave të veta.
Dobia e prezantimit të Kosovës si shtet edhe në Tiranë
Albin Kurti e ka nervozuar shumë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Nuk është e qartë konkretisht se me çfarë, por përpjekja për ta ulur statusin e vizitës së kryeministrit të Kosovës është dëshmi e qartë se tanimë mes të dyja vendeve negociohet në formatin Prishtina zyrtare + opozita shqiptare përballë qeverisë së Shqipërisë.
Në lojë është hedhur edhe karta e fundit, ajo që e dëgjojmë shpesh të na këndohet pa ndalim: çdo refuzim ndaj propozimeve të Tiranës na largon nga ShBA.
I duhet një letër për Trumpin. Tirana nuk ka asgjë në dorë
Albin Kurti ka provuar sot në cilësinë e kryeministrit të Kosovës të paktën një problem themelor të politikës së jashtme të Shqipërisë: Tirana zyrtare nuk ka mirëkuptim me Prishtinën për bashkëpunimin rajonal. Deviza “Zero probleme me fqinjët” merr kështu një goditje jo të vogël duke u shndërruar në “Problem serioz me Shqiptarët”.
Kryeministri i Kosovës arrin fitoren e parë në Tiranë
Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ka nxjerrë në dukje publikisht një diferencë qëndrimesh. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për makro-Shengenin shqiptar, ndërkohë që Edi Rama ka sqaruar se pa mini Shengenin ballkanik makro-Shengeni shqiptar nuk mund të ndodhë.