izraeli
Izraeli dhe Libani nisin negociatat për delimtimin e kufirit detar
Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka nisur së fundmi negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Libanin. Bisedimet e nivelit të lartë do të nisin zyrtarisht pas 10 tetorit në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban në qytetin Naqoura.
Vala e dytë e Covid-19, qeveria izraelite vendos bllokimin e dytë
Qeveria izraelite miratoi një bllokim të dytë akoma më të rreptë se ai i vendosur dy javë më parë, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja. Vendimi do të hyjë në fuqi nesër (e premte) dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 11 tetor, në fund të festave hebreje. Ndër masat që parashikohen janë mbyllja e shërbimeve jo-thelbësore, shmangia e grumbullimeve mbi 20 persona dhe ndalimi i largimit përtej një kilometri nga shtëpia. Sinagogat do të jenë të hapura vetëm për ceremonitë e Kippur-it.
Organizata Botërore Sioniste propozon zhvendosjen drejt Izraelit të 500 mijë hebrenjve francezë
Organizata Botërore Sioniste i ka propozuar qeverisë izraelite, konkretisht ministres së Imigrimit dhe Asimilimit Pnina Tamano-Shata, një plan për të zhvendosur drejt Izraelit hebrenjntë e Francës. Zv.drejtori Ekzekutiv i Organizatës Yaakov Hagoel ka deklaruar se hebrenjtë francezë me shumë gjasë do të largohen nga Franca drejt vendeve të tjera të botës. Në këto kushte Izraeli duhet të përpiqet sa më shumë që të pranojë një numër të madh prej tyre.
Kërkuesit izraelitë: Fenofibrate, barna kundër kolesterolit, neutralizon për pesë ditë CoVid-19
Një tjetër medikament ekzistues raportohet se jep efekte shumë pozitive në luftën ndaj CoVid-19. Kërkues të universitetit hebraik në Jeruzalem dhe Qendrës Mjekësore Mali i Sinait në Izrael deklarojnë se një barnë që përdoret kundër niveleve të lartra të kolesterolit, quajtur – Fenofibrate(Tricor) – mund ta neutralizojë virusin në mushkëri. Sipas kërkuesve hebrenj koronavirusi ka nevojë për një akumulim yndyrnash në mushkëri në mënyrë që të riprodhohet, ndaj edhe medikamenti në fjalë e eliminon shkakun e shumimit të tij dhe për pasojë komplikimeve që jep.
Aneksimi prej Izraelit i Bregut Perëndimor çon në njohje të Palestinës nga BE-ja
Plani izraelit i aneksimit të Bregut Perëndimor pritet të vërë në lëvizje diplomacinë europiane drejt një njohjeje në bllok të Palestinës si shtet.
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselnorn ka deklaruar se Bashkimi Europian e ka të pamundur të shmangë këtë akt njohjeje nëse Izraeli vazhdon me planin e vet.
Izraeli nis ndërtimin e "Ramat Trump" në Lartësitë Golan
Busti i Hillary Klinton në Sarandë mund të duket pak i çuditshëm dhe i pavend, por Izraeli duket se ka parakaluar. Mediat raportojnë se në këtë vend ka nisur zbatimi i “hapave praktikë” për krijimin e një komuniteti në nder të presidentit amerikan, Donald Trump. Ky komunitet do të vendoset në Lartësitë Golan, zona që deri më tani ishte e mbikëqyrur nga kaskat blu dhe që ishte demilitarizuar. Trump ia njohur këtë rajon Izraelit çka mesa duket ka frymëzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të përjetësojë Trump në Tokën e Shenjtë.
A është "marrëveshja e shekullit" një plagjiaturë e një plani izraelit të 1979-ës?
Revista e njohur “Foreign Policy” publikon së fundmi shkrimin e një ish-komandanti të ushtrisë izraelite, sipas të cilit Plani aktual i presidentit amerikan, Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme, në të vërtetë nuk është gjë e re.
Në kërkim të një marrëveshjeje detare me Izraelin si ajo me Libinë
Turqia e Recep Tayyip Erdogan është duke kërkuar rrugët e një marrëveshjeje detare e Izraelin. Në një opinion publikuar në qendrën studimore izraelite, Besa Center, kolumnisti Burak Bekdil shkruan se memorandumi me Libinë është një model të cilin Ankaraja po synon ta aplikojë edhe me TelAvivin.
Erdogan: Nuk do ta pranojmë kurrë planin e paqes së Trump
Turqia zyrtare është pozicionuar hapur kundër të ashtuquajturit Marrëveshje të Shekullit e që është plani I propozuar nga presidenti amerikane, Donald Trump për paqen izraelito-palestineze. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar përmes një fjale të dedikuar për konferencën ndërparlamentare për Platformën e Jeruzalemit në Kuala Lumpur se Ankaraja zyrtare nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që paqja në rajon të vihet në pikëpyetje nga lëvizje të këtilla.
Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kapur sërish titujt kryesorë me propozimin e një plani të ri për paqen izraelito-palestineze. Plani ka përmbajtje të shkurtër në pikat kryesore që parashikojnë krijimin e dy shteteve, kryeqytet të Palestinës Jeruzalemin Lindor në varësi të aftësisë së palëstinezëve për vetëqeverisje. Sipas këtij plani harta do të përpilohet nga një komitet i posaçëm, ndërkohë që për sigurinë e Izraelit kërkohet angazhim i qartë dhe garanci të plota.