izrael
Propozimi/Pakt Mossulmimi Iran-Izrael me ndërmjetësimin e Trump
Në një opinion të publikuar dje në gazetën opozitare izraelite, “Haaretz”, Ali Vaez dhe Danny Citrinoëicz propozojnë si zgjidhje afatgjatë për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit një pakt mos-sulmimi që mund të ndërmjetësohet nga presidenti amerikan Donald Trump. Teksa vënë në dukje se të gjitha politikat rajonale të Irani, konceptuar që nga viti 1979, nuk kanë dhënë rezultat dhe as kanë rritur siguri
Marrëveshje 35 miliardë $ për furnizimin me gaz të Egjiptit nga Izraeli
Egjipti ka përfituar një ndër marrëveshjet më të mëdha të furnizimit me gaz, që arrin në shifrën e 35 miliardë dollarëve. Ai do të blejë 130 miliardë metra kub gaz deri në vitin 2040, ose deri kur të konsumohet sasia e parashikuar për t’u shitur nga rezervuari ‘Levathian’ që zotërohet në masën 45.3% nga grupi “Delek”.
Kjo është marrëveshja më strategjike e eksportit realizuar ndonjëherë në Mesdheun Lindor dhe e fuqizon pozitën e Egjptit si distributori kryesor në rajon
Natanyahu shkarkon Prokuroren e Përgjithshme që po e hetonte për korrupsion
Qeveria izraelite e Beniamin Netanyahu ka vendosur sot 4 gusht 2025 shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Gali Baharav-Miara një ndër arsyet e goditjes lidhet me refuzimin e prokurores për të mbrojtur politikat kryesore të qeverisë në gjykatë. Në situatën e tanishme ajo i ka nisur një letër qeverisë përmes së cilës vë në dukje se shkarkimi është vendosur në kontekstin e hetimit prej të saj të Netanyahut për akuzat e korrupsionit.
Të dy nën hetim penal
Prokuroria izrelite ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e një hetimi penal ndaj bashkëshortes së kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, Sara. Informacioni është zyrtarizuar përmes një letre që prokuroria i dërgon një deputeti opozitar të parlamentit izraelit, Naama Lazimi.
"Mos bëni biznes me Izraelin"
Kompanitë spanjolle që bëjnë biznes me Izraelin duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që marrëdhëniet e tyre tregtare me shtetin "të mos kontribuojnë në gjenocidin në Palestinë", paralajmëroi ministri i të Drejtave Sociale, Pablo Bustinduy.
Parimi i dinjitetit njerëzor duhet të zbatohet për të gjithë njësoj
Ne, të nënshkruarit, jemi thellësisht të shqetësuar nga deklarata “Parimet e solidaritetit”, e publikuar në faqen e qendrës kërkimore Normative Orders në Goethe-Universität Frankfurt, më 3 nëntor 2023, nënshkruar nga Nicole Deitelhoff, Rainer Forst, Klaus Günther dhe Jürgen Habermas.
Ministri izraelit: Bomba atomike, një mundësi për Gazën
Përdorimi i bombës bërthamore në Gaza është një mundësi reale për një ministër në qeverinë e Izraelit. Amichai Eliyahu, ministri i Trashëgimisë, la të kuptohet se kjo mund të ishte një zgjidhje për konfliktin ndërsa fliste në një intervistë me radion Kol Berama, të cilës i referohet Times of Israel.
I pyetur nëse Izraeli mund të hedhë një bombë atomike në enklavën palestineze, ai u përgjigj se "kjo është një nga mundësitë".
“Dora” e Iranit në sulmet ndaj Izraelit
Sulmi i papritur i së shtunës ndaj Izraelit në fakt nuk ka qenë dhe aq i papritur. Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për përgatitjen e tij disa muaj para së shtunës së 7 tetorit.
Zbulohet bilbili i parë i krijuar nga njeriu
Bilbili i parë i krijuar nga njeriu mund ta ketë origjinën në Izraelin e 12 mijë vjetëve më parë.
Shtatë kocka të vogla dhe të brishta, të zbuluara në një vendgërmim parahistorik në veri të Izraelit, mendohet se janë bilbilat e parë të përdorur nga njeriu për të imituar zogjtë grabitqarë.
Tur me probleme në Lindjen e Mesme, Bidenit i kërkojnë luftë kundër Iranit në Izrael
Turi i presidentit amerikan Joe Biden në Lindjen e Mesme nuk ka nisur edhe aq mirë. Mediat raportojnë për tensione mes Biden dhe kryeministrit izraelit Yair Lapid, icili në konferencën për shtyp doli hapur kundër qëndrimit të Biden për çështjen e Iranit. Nëse presidenti amerikan ka bërë të qartë se ai i qëndron diplomacisë dhe sheh ti rigjallërimi imarrëveshjes së vitit 2015 një mundësi, Lapid ka folur fare pa dorashka kur ka thënë se: