Propozimi/Pakt Mossulmimi Iran-Izrael me ndërmjetësimin e Trump

Postuar në 15 Gusht, 2025 14:47

Në një opinion të publikuar dje në gazetën opozitare izraelite, “Haaretz”, Ali Vaez dhe Danny Citrinoëicz propozojnë si zgjidhje afatgjatë për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit një pakt mos-sulmimi që mund të ndërmjetësohet nga presidenti amerikan Donald Trump. Teksa vënë në dukje se të gjitha politikat rajonale të Irani, konceptuar që nga viti 1979, nuk kanë dhënë rezultat dhe as kanë rritur sigurinë e tij, ndërkohë që Izraeli vetë ka kosto nga vijimi I konfliktit, autorët propozojnë se zgjidhja kalon nga diplomacia.

Irani nuk ka gjasa të bjerë dakord për çdo lëshim me rëndësi në fushën bëthamore, në mungesë të një sigurie se Izraeli nuk do ta sulmojë sërish. Por vetëm SHBA mund mund ta ofrojë këtë, por ka pak shanse ta bëjë këtë sa kohë Irani përvën kërcënim për Izraelin. Këtu mund të ketë një hapësirë. Aktualisht ka shumë reflektim në Teheran mbi dobinë mbajtjes së “mbrojtjes së avancuar” përmes forcave pararojë në vendet fqinj për ta mbajtur Izraelin të angazhuar dhe luftën larg Iranit.

Kjo nisi kur Izraeli e rrënoi Hamasin, ekzekutoi Hezbollahun në Liban dhe bombardoi hutit në Jemen…Dyshimet dhe me gjasë paaftësia e Iranit për të ringjallur sistemin e vet të aleancave në plan afatshkurtër është një mundësi për qasje pragmatike që e pranon realitetin

shkruajnë autorët.

Sipas tyre, armiqësia e Iranit ndaj Izraelit nuk ka kontekst strategjik, por ideologjik dhe nuk ka funksionuar. Për ta ndarë këtë lloj propozimi që në vetvete miklon Donald Trump si adresën e vetme të Paqes, autorët theksojnë se:

Një pak mossulmimi nuk është e njëjta gjë me marrëveshjet “Abrahams”. Nuk do të kërkojë domosdoshmërisht njohje diplomatike, edhe pse mund të përbëjë një hap në atë drejtim. Çfarë kërkohet është një angazhim I përbashkët për t’u përmbajtur nga veprimet ushtarake sulmuese kundër njëri-tjetrit apo në mbështetje të forcave të pararojës…Kjo mund të jetë pjesë e Marrëveshjes së Madhe dhe të Bukur të Presidentit Trump dhe ndoshta do të mbështesë plotësismin e CV-së së tij në synimin për të marrë çmimin Nobel për Paqen

shkrujanë autorët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.