Dossier/Projekti bërthamor izraelit u financua nga Gjermania Perëndimore

Postuar në 15 Mars, 2026 22:56

Izraeli është një fuqi bërthamore edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë një fakt të tillë. Sipas të gjitha hamendësimeve në media, projekti bërthamor izraelit e ka qendrën në Dimona, në shkretëtirën e Negevit dhe ai daton që nga viti 1960, të paktën në formën civile. Në një shkrim të fundit në gazetën “Haaretz”, raportohet se kostot e një operacioni të tillë i mbuloi Gjermania Perëndimore përmes kredive sekrete. Mes viteve 1961-1973 qeveria e Bonit tranferoi në Izrael rreth 5 miliardë euro me kursin e sotshëm. Siç nënvizon gazeta:

Projekti bërthamor izraelit u pagua nga taksapaguesit gjermanë

Konteksti i kësaj marrëveshjeje krijohet në vitin 1957, kur Franca ndihmonte Izraelin të mbante gadishullin e Sinait dhe kurorëzim i kësaj marrëdhënieje ishte blerja e një reaktori bërthamor nga Franca. Sipas gazetës, Franca nuk mund të ishte në çdo rast një partner me autoritet definitive për shkak se ajo përballej asokohe me tensione në Algjeri, pas të cilave dyshohej se qëndronte presidenti egjiptian, Naser.

Për për arsye, kryeministri izraelit Ben Gurion hodhi sytë nga Gjermania Perëndimor, një fuqi në rritje pa ndonjë të shuar imperialiste në botën arabe. Për më tepër që në Gjermani ndjenin një detyrim ndaj Izraelit. Kështu më 3 korrik 1957, drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Shimon Peres dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Strayss u takuan në Bon. Me këtë takim nis edhe epoka e ngjitjes së industrisë ushtarake izraelite. Marrëdhëniet u thelluan më tej në një takim të 14 marsit 1960 mes Ben Gurionit dhe kancelarit gjerman Konrad Adenauer në SHBA, që cilësohet nga gazeta si:

një ndër ngjarjet formuese të historisë së sigurisë në Izrael

Për takimin nuk ka një transkriptim zyrtar dhe ai u përgjua nga operativët e shërbimit amerikan. Ben Gurion foli për Holokaustin që asgjësoi jo vetëm biologjikisht një pjesë të kombit hebre, por edhe ëndrrën për një shtet të izraelit. Për këtë arsye duhej kompensim:

I pari në terma financiarë me kredi 50 milionë dollarë/vit për 10 vjet

E dyta, në formën e kompensimit me ndihmë në aspektin ushtarak. Të dhënat e publikuara flasin për 500 milionë marka të akorduara në vitet 1953-1965. Kredia për “Zhvillimin në Negev” ishte më e rëndësishmja. Vetëm 9 muaj pas takimit në SHBA, në media qarkulloi çështja e projektit bërthamor të Dimonas. Për arsye të rëndësisë, projekti iu mbajt I fshehtë qeverisë gjermane, parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme.

Kodi që zyra e Adenauerot I dha planit ishte: Aktion Geschäftsfreund – "Operacioni Biznesi Miqësor”

shkruan “Haaretz

Plani u ndërlikua nga çështja “Eichmann” pasi u krijua frika se ish-zyrtari nazist do të nxirrte emrat e disa njerëzve që vazhdonin të mbanin pozitë në politikën gjermane. Kryesori: Hans Globk,e kreu i kabinetit të Adenauerit që kishte luajtur një rol qendror në formulimin e ligjeve raciale të Nurembergut.

Këshilltari ekonomik Hermann Abs, mbështetës i marrëdhënies Adenauer-Ben Gurion, kishte qenë një nga bankierët kryesorë në periudhën naziste. Për të shmangur çdo të papritur, Ben Gurion i kërkoi prokurorit Gideon Hausner të shmangte ekspozimin e disa dokumenteve që lidhnin Globken me Eichmann. Prokurori refuzoi, por Globke as u prek si emër në proces. Me kalimin e kësaj situate, raportohet se në vitet 1961- 1964 u akorduan 629 milionë marka.

Kostoja e projektit bërthamor izraelit nuk ka një shifër të qartë, por sipas pasuesit të Ben Gurion, kryeminsitrit Levi Eshkol, vetëm projekti raketor i Dimonës, që ishte pjesë e programit bërthamor, shkoi 250 milionë dollarë. Financimi nga pala gjermane u pranua nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, Hans Ruhlea, që shkruajti në dy artikuj se ndihma gjermane I dha shtetit të Izraelit një mundësi unike për mbijetesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.