gjermania perendimore
Dossier/Projekti bërthamor izraelit u financua nga Gjermania Perëndimore
Izraeli është një fuqi bërthamore edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë një fakt të tillë. Sipas të gjitha hamendësimeve në media, projekti bërthamor izraelit e ka qendrën në Dimona, në shkretëtirën e Negevit dhe ai daton që nga viti 1960, të paktën në formën civile. Në një shkrim të fundit në gazetën “Haaretz”, raportohet se kostot e një operacioni të tillë i mbuloi Gjermania Perëndimore përmes kredive sekrete. Mes viteve 1961-1973 qeveria e Bonit tranferoi në Izrael rreth 5 miliardë euro me kursin e sotshëm. Siç nënvizon gazeta:
Dokumentet gjermanoperëndimore konfirmojnë: Gorbaçovit iu premtua moszgjerimi i NATO-s në Lindje
Disa dokumente të publikuara së fundmi nga Instituti Leibniz për Historinë Bashkëkohore konfirmojnë pretendimin e Kremlinit se unifikimi i Gjermanisë u rakordua me premtimin për moszgjerimin e NATOS në Lindje.
Disa letra, memo dhe bisedime të tjera të zbardhura nga arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Federale, hedhin dritë mbi faktin se dyshja kryesore politike gjermanoperëndimore, Helmut Kohl dhe Hans Dietrich Genscher jo vetëm premtoi një gjë të tillë me Mikhail Gorbachev, por e ndante atë si vizion të vetin për sigurinë e Europës.
Shqipëria, kundër Moskës, në miqësi me Pekinin(fotoreportazh)
Kush ishte Shqipëria, vendi që u nda nga Bashkimi Sovjetik me potere të madhe? Këtë përpiqet të përcjellë për publikun perëndimor, Harry Hamm, gazetar për gazetat “Die Welt” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Fotografitë janë shkëputur nga libri i tij: “Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961” dhe riprodhohen nga albanmologu Robert Elsie në faqen e tij: www.elsie.de.
