Natanyahu shkarkon Prokuroren e Përgjithshme që po e hetonte për korrupsion

Postuar në 04 Gusht, 2025 18:49

Qeveria izraelite e Beniamin Netanyahu ka vendosur sot 4 gusht 2025 shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Gali Baharav-Miara një ndër arsyet e goditjes lidhet me refuzimin e prokurores për të mbrojtur politikat kryesore të qeverisë në gjykatë. Në situatën e tanishme ajo i ka nisur një letër qeverisë përmes së cilës vë në dukje se shkarkimi është vendosur në kontekstin e hetimit prej të saj të Netanyahut për akuzat e korrupsionit.

Që këtej e tutje qeveria do të jetë në gjendje të shkarkojë çdo prokuror të përgjithshëm pa ndonjë mekanizëm mbikëqyrjeje, edhe në mënyrë të pabazuar

citohet ajo në letër.

Vendimi i qeverisë do të marrë fuqi pas shprehjes së Gjykatës së Lartë të Drejtësisë për disa peticione që i janë adresuar kundër shkarkimit të Miaras.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.