prokurori i pergjithshem
Natanyahu shkarkon Prokuroren e Përgjithshme që po e hetonte për korrupsion
Qeveria izraelite e Beniamin Netanyahu ka vendosur sot 4 gusht 2025 shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Gali Baharav-Miara një ndër arsyet e goditjes lidhet me refuzimin e prokurores për të mbrojtur politikat kryesore të qeverisë në gjykatë. Në situatën e tanishme ajo i ka nisur një letër qeverisë përmes së cilës vë në dukje se shkarkimi është vendosur në kontekstin e hetimit prej të saj të Netanyahut për akuzat e korrupsionit.
Vëzhgim/Një polic i keq i politikës shqiptare
Parlamenti shqiptar miratoi një paketë kushtetuese për reformën në drejtësi. Deri në mbërritjen te kjo votë, asistenca e SHBA-së dhe BE-së ishte strategjike, ndonëse në disa momente shumë eksesive në formë.
Pas reformës në drejtësi në Shqipëri ka një operacion ndërkombëtar që vepron për të mbikëqyrur procesin. Për këtë arsye ndërhyrja e sotme e ambasadës së SHBA dhe BE-së për një cështje teknike, gjithësesi me rëndësi politike, si interpretimi I ligjit për zgjedhjet e prokurorin e ri të Përgjithshëm, është e tepërt dhe duhet kundërshtuar.
Deklarata rrëmujë, Trump: Do ta shkarkoja Comey, pavarësisht rekomandimeve të Prokurorit të Përgjithshëm
Përtej letrës së shkarkimit që do të mbetet në çdo rast një dokument referimi, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për NBC se "ishte vendimi im për të shkarkuar Comey". Lidhur me rekomandimin e Prokurorit të Përgjithsëm, Sessions, Trump tha se ai "ishte një djalë shumë i zgjuar që e shkruaajti letrën, po une do ta shkarkoja sërish". Shkarkimi i kreut të FBI-së James Comey ka provokuar debat të madh publik në SHBA, pasi ai po hetonte për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trump me shërbimet ruse.