irani
Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin
Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën.
Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro
Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”.
Diçka ka ndryshuar edhe në Perëndim. Italia “anashkalon” SHBA: “Kemi mbështetur Iranin si lojtar rajonal në zgjidhjen e krizës siriane”
“Ju kërkoj të luteni për mua”. Kështu iu drejtua presidenti iranian, Hasan Rouhani, Papa Françeskut, gjatë një vizite në Vatikan. Ky është takimi i parë mes një presidenti iranian dhe Papës që nga viti 1999. Takimi ka zgjatur 40 minuta dhe siç raportohet Papa i ka dhënë Rouhanit një medalje me imazhin e Shën Martinit që ndihmon një njeri të varfër. Vizita shihet ndër të tjera si një lëvizje e Iranit për të rivendosur lidhjet ekonomike dhe të energjisë me Europën, me të cilën ka një traditë shumë të madhe bashkëpunimi.
Video/"Sulmi" iranian në afërsi të anijeve ushtarake amerikane
Marina amerikane ka publikuar videon e "sulmit" iranian në afërsi të kursit të disa anijeve ushtarake amerikane, mes të cilave edhe aeroplanmbajtëses "Harry Truman". Incidenti ndodhi muajin e kaluar në ngushticën e Hormuzit. Pamjet janë marrë nga një helikopter.
http://www.businessinsider.com/navy-video-of-iran-firing-rockets-near-us...
Goditet ambasada iraniane në Jemen. Teherani: “Sulmi, nga avionë të Arabisë Saudite”
Irani ka deklaruar sot se avionë të Arabisë Saudite kanë goditur selinë diplomatike të tij në kryeqytetin e Jemenit. Informacioni është përcjellë nga agjencia iraniane IRIB dhe citon zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Hossein Jaberi Ansari. “Arabia Saudite është përgjegjëse për dëmet e shkaktuar në ndërtesën e a,basadës dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të stafit”, tha Ansari. Ky akt pason sulmin ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe shkëputjen si pasojë e tij, të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Irani po ndryshon fytyrë
Irani është një vend konservator mysliman që gradualisht po ndryshon fytyrën. Pas marrëveshjes historike korrikun e kaluar me gjashtë fuqitë botërore (SHBA, Rusia, Franca, Kina, Britania dhe Gjermania) për kontrollin e programit bërthamor të Teheranit që pasoi me heqjen e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, tashmë vizitorët e huaj janë rritur me 12 për qind. Vendi ka një ritëm më të relaksuar kryesisht te të rinjtë.
Surena III – roboti iranian
Surena III është roboti humanoid i zhvilluar nga kërkuesit në Universitetin e Teheranit. Ai është 1 90 cm i gjatë, ecën 0.7 km/orë dhe manovron edhe në shkallë. Surena njeh edhe fytyrat të cilat i identifikon. Një arritje e vërtetë e Iranit që krahas vendeve të tjera po ecën me shpejtësi në këto fusha që dikur konsideroheshin domen i vetëm dy – tri shteteve.
Rusia bie dakord t’i shesë Iranit sistemin e sofistikuar S-300
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake me ndikime strategjike. Rusia ka vendosur që t’i shesë Teheranit sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S -300, duke rritur kështru kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe duke shkurajuar çdo ide për ndonjë fusatë ajrore ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Ria Novosti që referon një zyrtar të industrisë ruse të mbrojtjes, Sergei Chemezov.
Irani pranon ftesën e SHBA për takimin e Vienës ku do të flitet për Sirinë
Pak javë pas nënshkrimit të marraveshjes për programin bërthamor, Irani, vend aleat i Bashar Al Asadit, është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të marrë pjesë në negociatat shumëpaleshë që do të zhvillohen të premten në Vjenë, për t’i gjetur një zgjidhje politike për konfliktin në Siri. Ftesë që është pranuar nga Teherani.
Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët
Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran.