greqia
Meta heq vallen e transparencës, PS-PD i mbajnë shaminë
Deputetët e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike dolën në një mendje nga takimi me Ilir Metën ku u diskutua mbi fazat e negociatave për arritjen e marrëveshjes së shumë debatuar mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit. Rezultanatja ishte që marrëveshja me Greqinë të jetë transparente dhe të mos dështojë.
Ish-komandanti i F. Detare: Privatizimi i Bishtpallës, arsyeja e largimit tim dhe të Meçollarit. Dhe një emër i lakuar në atë kohë
Debati i fundit për marrëveshjen e detit me Greqinë ka hapur një debat dhe për një prej negociatorëve, Artur Meçollari. Ndërkohë përfaqësues të opozitës po mbrojnë marrëveshjen e vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Lidhur me dinamikën e këtyre ngjarjeve, flet për ResPublica, ish-Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela. Ai sqaron edhe arsyet e largimit nga detyra në vitin 2012 edhe të z. Meçollari që sipas tij lidhen thjesht dhe vetëm me lakminë për pronat e ushtrisë.
Politikë mistreci e një kryetari shteti
Jean Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, nuk tha gjë për krimin e organizuar gjatë vizitës në Tiranë. Por gjatë prononcimeve në kuadër të turit të tij në rajon, ai theksoi se për Shqipërinë mbetet problem krimi i organizuar.
Bushati ironizon Metën: Nuk e dinte që s’ka plotfuqi (Video)
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i thirrur për të dhënë saqrime në Komisionin e Jashtëm lidhur me negociatat me Greqinë ka ironizuar qëndrimin e Ilir Metës për të bërë publik korrespondencën e dy institucioneve. Bushati tha se me ndryshimet ligjore Presidenti nuk ka plotfuqi por vetëm të drejtën për të dhënë autorizimin për Ministrinë e Jashtme, duke shtuar se me Metën u takua një ditë para se të ulej për bisedime me homologun grek Kotzias në Korçë.
Zaev kundër mospërkthimit të emrit të Maqedonisë
Teksa Athina dhe Shkupi janë afër një konsenusi për emrin, duket se ka akoma ngërçe që nuk po çojnë drejt finalizimit të marrëveshjes. Kryeministri i maqedonisë Zoran Zaev kundërshton propozimin grek për mospërkthimin e emrit për përdorim ndërkombëtar.
Zbardhen nga media emrat e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë
Vizion Plus ka publikuar sot paradite emrat e negociatorëve të palës shqiptare në marrëveshjen e detit me Greqinë. Lajmi ka dalë pak minuta pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka kthyer përgjigje ndaj presidentit të Republikës për kërkesat e tij për informacion. Vetë ministria u vu para faktit të kryer kur kryeministri bëri me dije dje se qeveria i ka kthyer përgjigje presidenti.
Sipas VP emrat e negociatorëve janë:
To Vima: Dritëhijet e marrëveshjes së Detit me Shqipërinë
Rregullime të Marrëveshjes mbi zonat detare të vitit 2009, të cilat do të plotësojnë disa nga kërkesat e Tiranës janë duke u përshtatur nga Athina ajo si pjesë e dialogut që filloi nëntorin e kaluar në Kretë mes të ministrave të jashtëm dhe Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Kështu shkruan gazeta greke “To Vima” teksa i referohet dritëhijeve që po shoqërojnë këtë proces. Kjo pikë, së bashku me heqjen e ligjit të luftës janë dy shtyllat kryesore të marrëveshjes paketë që dy qeveritë synojnë të nënshkruajnë në pranverë.
Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.
Vështrim mbi qasjen e Greqisë në negociatat me Maqedoninë*
Rritja e kontakteve diplomatike kohët e fundit midis Athinës nga njëra anë dhe Shkupit e Tiranës nga ana tjetër mund të sjellin këtë vit mbylljen e një sërë problemesh dypalëshe, të cilat përbëjnë prej shumë kohësh kratere të heshtura tensioni në Ballkan. Problemi kryesor me karakter rajonal është ai i emrit të I.R.J. të Maqedonisë dhe si rezultat marrëdhëniet e saj me aktorë globalë, si Bashkimi Evropian, O.K.B. dhe N.A.T.O. Nëse do të analizojmë politikën e jashtme greke në çështjen e emrit nevojitet të veçohen të paktën katër kolona kryesore.
Rama: Meta nuk e dëmton marrëveshjen me Greqinë
Edi Rama është i bindur se presidenti i vendit, Ilir Meta nuk do të kthehet në pengesë për finalizimin e mararveshjes me Greqinë. I ndodhur në Kosovë ku u nderua me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, kryeministri foli në një intervistë edhe për negociatat em Athinën dhe cëcshtjet që janë në tavolinë.
