bota

Sarkozi, sërish në telashe me drejtësinë

Postuar në 06 Tetor, 2023 17:48

Ndaj ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, ka nisur një hetim i ri, i cili lidhet me hetimin e mëparshëm për financimin e fushatës së tij presidenciale me paratë e diktatorit libian, Moamer Kadhafi. Për financimin e fushatës me para të dyshimta, Sarkozi do të dalë para gjykatës në vitin 2025, raporton France 24.

“Ukraina është totalisht e korruptuar, nuk është gati për BE-në”

Postuar në 05 Tetor, 2023 20:39

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke thënë se është një vend tërësisht i korruptuar.

“Kushdo që ka pasur të bëjë me Ukrainën e di që ky vend është i korruptuar në të gjithë nivelet e shoqërisë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk është gati për pranimin në union, pasi i duhen reforma të brendshme”, tha ai gjatë një interviste për gjermanen Augsburger Allgemeine.

Diplomë në magji

Postuar në 04 Tetor, 2023 19:13

Nga viti i ardhshëm, në Universitetin e Exeter-it në Britaninë e Madhe, do të hapen studimet master në magji dhe shkenca okulte. Programi studimor ofrohet pasi është vënë re një "rritje e interesit për magjinë". Programi i ri njëvjeçar ofron një mundësi për të studiuar historinë dhe ndikimin e magjisë në mbarë botën në shoqëri dhe shkencë. Profesorë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje.

Pompeo: Roli i Amerikës është zbehur nën presidencën e Bidenit

Postuar në 04 Tetor, 2023 14:18

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se pasi në SHBA e morën pushtetin demokratët, bota u bë një vend më i pasigurt. Në një intervistë për Kathimerinin, Pompeo thotë se roli i Amerikës në skenën botërore është zbehur dhe aleatët po ndihen të braktisur.  

Sanchez në “dorë” të separatistëve

Postuar në 03 Tetor, 2023 18:01

Në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë, nuk ia doli të formonte kabinetin e ri. Pasi lideri i saj, Alberto Nunez Feijo, nuk siguroi dot mbështetjen e Parlamentit për t’u bërë kryeministër, mbreti Filip VI ngarkoi kryeministrin e përkohshëm, Pedro Sanchez, të përpiqet të formojë një qeveri.

Këshilltari i Merkel: Gazi rus ndihmoi rritjen e ekonomisë gjermane

Postuar në 02 Tetor, 2023 17:47

Këshilltari ekonomik i Angela Merkel është i bindur se furnizimi me gaz rus gjatë kohës kur Gjermaninë e drejtonte ajo nuk ka qenë gabim, madje ka ndikuar pozitivisht te ekonomia e vendit.

Na ndihmoi të  kapnim norma të forta rritjeje që na bënë të mundur gjëra që përndryshe nuk do t'i kishim pasur, për një periudhë 10-15 vjeçare, gjëra që përndryshe nuk do të ishin të mundshme,” tha Lars-Hendrik Röller në një intervistë me “Financial Times”.

Ukraina nuk pranon anëtarësim të ngadaltë në BE

Postuar në 29 Shtator, 2023 18:09

Ndërsa Franca dhe Gjermania po hartojnë plane për anëtarësimin me disa shpejtësi në BE, Ukraina e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të pengohet me anëtarësimin e nivelit të dytë. Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë për "POLITICO" se Kievi synon të bëhet "kandidat i plotë për anëtarësim të plotë" në Bashkimin Evropian dhe pret të marrë vendin e tij në Union brend dy viteve. Qëndrimi i Shmyhal vjen në një moment kur debati për zgjerimin është nxehur.

Parajsa e dhurimit të vezëve

Postuar në 28 Shtator, 2023 19:28

Gratë spanjolle po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, e megjithatë Spanja është bërë kryeqyteti i dhurimit të vezëve në Evropë.

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i cikleve të dhurimit të vezëve në Evropë është rritur vazhdimisht, duke arritur në më shumë se 80 000 në vitin 2018. Rreth gjysma e tyre ndodhin në Spanjë, vendi që është bërë destinacioni kryesor në Evropë i atyre që kërkojnë vezë të dhuruara.

Nagorno-Karabaku dorëzohet plotësisht te Azerbajxhani

Postuar në 28 Shtator, 2023 12:52

Republika e Nagorno-Karabakut do të pushojë së ekzistuari që nga 1 janari 2024. Presidenti i republikës së vetëshpallur, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve.

Greqia vë në punë emigrantët e paligjshëm

Postuar në 27 Shtator, 2023 12:24

Në Greqi, emigrantët pa dokumente do të angazhohen në ndërtimin e projekteve madhore. Sistemi i trenave nëntokësorë dhe aeroporti i Kretës kanë përparuar pak dhe kjo i ka bërë autoritetet t’i shohin emigrantët si krah i mundshëm pune.

Qeveria greke planifikon të angazhojë në ndërtimin e tyre rreth 300 mijë emigrantë, të cilët ose nuk kanë dokumente ose u ka përfunduar leja e qëndrimit.

Pages

Subscribe to RSS - bota