bota
Pritje mbretërore në Versajë për mbretin Charles III
Në vizitën e tij të parë në Francë, si sovran, Mbretit Charles III i është rezervuar një pritje me atë që cilësohet standardi i artë i mikpritjes franceze. Charles do të pritet në Pallatin e Versajës, selia e monarkisë përpara Revolucionit Francez të vitit 1789, aktualisht muze, por përdoret herë pas here nga presidentët francezë për të pritur liderë të caktuar.
Mbreti Charles III u prit në aeroportin e Parisit nga kryeministrja Élisabeth Borne, për të marrë pjesë më pas në një ceremoni në Harkun e Triumfit, në prani të presidentit Macron dhe gruas së tij, Brigitte.
Azerbajxhani nis operacionin ushtarak në Nagorno-Karabak
Azerbajxhani ka nisur "operacionet kundër terrorizmit" në Nagorno Karabakh, gati tre vjet pas luftës së fundit me Armeninë për rajonin e diskutueshëm. Ministria e Mbrojtjes në Baku bëri të ditur se ka informuar Rusinë dhe Turqinë. Shpërthimet janë dëgjuar në bastionin separatist armen të Stepanakert, i cili mendohet se ka rënë nën kontrollin e Azerbajxhanit. Ky i fundit pretendon se ka hapur korridoret për të evakuuar civilët nga rajoni. Separatistët raportojnë për vrasjen e 2 civilëve dhe plagosjen e 11 të tjerëve, mes tyre 8 fëmijë.
Fushatë me plane lufte
Në Poloni, fushata për zgjedhjet parlamentare ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.
Partia në pushtet në Poloni ka publikuar pjesë të një plani top sekret mbrojtjeje për të diskredituar opozitën. Ligj dhe Drejtësi (PiS) kërkon një mandat tjetër qeverisës dhe garon me opozitën e drejtuar nga Donald Tusk, ish-president i Këshillit Europian në 2014-2019.
Protestë masive kundër qeverisë properëndimore në Republikën Çeke
Mijëra mbështetës të një partie opozitare pro-ruse në Republikën Çeke u mblodhën të shtunën në Pragë për të protestuar kundër administratës së qendrës së djathtë dhe politikave të saj.
Protesta u thirr nga Lëvizja PRO, e cila ka një qëndrim nacionalist, pro-Moskës dhe antiperëndimore, raporton Euractive.
Modeli polak: Emigrantët nuk i duam, por vizat i shesim
Një skemë e dyshuar ryshfeti po trondit Poloninë vetëm një muaj para zgjedhjeve. Qeveria e cila ka mbajtur një qasje të ashpër ndaj migracionit është në qendër të këtij skandali.
Mediat polake flasin për të paktën 250 mijë viza të lëshuara nga konsullatat polake në mbarë botën, në këmbim të parave. Dyshimet janë se veçanërisht në Afrikë dhe Azi janë dhënë viza kundrejt dhjetëra mijëra eurove secila.
Përfituesit e këtyre vizave, të cilat kanë bërë të mundur hyrjen në BE, i kanë përdorur ato për të udhëtuar në Meksikë dhe më pas për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Kush ishte Julius Robert Oppenheimer
Julius Robert Oppenheimer ishte krejtësisht i huaj për Laboratorin Los Alamos kur mori drejtimin e Projektit Manhattan gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, ai e realizoi me sukses misionin që kulmoi me hedhjen e bombës atomike në Hiroshima të Japonisë.
Tre muaj pas sulmit atomik, ai u përpoq të bindte presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Harry Truman, se ishte e domosdoshme që armët bërthamore të ndaloheshin në nivel ndërkombëtar. Por ishte tepër vonë. Bomba ishte hedhur në Japoni dhe kishte filluar gara e armatimeve midis SHBA-së dhe BRSS.
Centrale bërthamore me ndihmën e Kinës dhe Rusisë
Turqia do të ndërtojë termocentralin e tretë bërthamor me ndihmën e Kinës, ndërsa një i katërt është në projekt me mbështetjen e Rusisë. Ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se marrëveshja me Kinën finalizohet shumë shpejt.
Droga që financon regjimin e Asadit
Miliona dollarë të përfituara nga trafiku i drogës përfundojnë te regjimi në Siri. Captagon, një drogë e paligjshme dhe që kushton pak, kalon tranzit nëpër Europë dhe përfundon në Gadishullin arabik, sipas një raporti të Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale Gjermane (BKA), të cilit i referohet Politico.
Ka ardhur koha që Rumania dhe Bullgaria të hyjnë në Shengen
Bullgaria dhe Rumania duhet të pranohen në zonën Shengen. Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dy vendet kanë dëshmuar se përkasin kësaj zone.
E kanë provuar: Bullgaria dhe Rumania janë pjesë e zonës sonë Shengen. Pra, le t'i pranojmë më në fund - pa ndonjë vonesë të mëtejshme.
'Alienë' 1000-vjeçarë në Parlamentin e Meksikës
Fosilet e dy qenieve që supozohet se kanë qenë alienë janë ekspozuar në Parlamentin e Meksikës. Në një seancë speciale, trupat iu përshkruan të pranishmëve si 100-vjeçare, nga gazetari dhe shkencëtari i UFO-ve, Jaime Maussan. Ato janë gjetur në Cusco, Peru.
"Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit të botës sonë. Ato janë gjetur të fosilizuara në një minierë", tha Maussan.
