berisha
Parlament/Berisha-Rama, kërcënime reciproke për burgosje
Diskutimet në seancën e sotme plenare janë përqendruar në reformën në drejtësi dhe në kalimin e Kodit të ri Penal. Përfaqësues të opozitës kanë mbajtur si temë arritjen e konsensusit, që sipas tyre i jep meritë PD-së dhe LSI-së, meqenëse PS-ja dhe kryeministri tentuan kalimin e reformës me 94 vota. “Ai bëri gjithçka kundër konsensusit në dhjetëra raste. Ai i bëri gropën konsensusit por në të gjitha rastet ai ra vetë brenda.
Reforma u miratua – fillon beteja për 71-shin
Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.
Riciklohet propozimi "Hahn"?
Sali Berisha, ish-kryeministër dhe deputet i PD-së ka mbrojtur me anë të një statusi në Facebook, propozimin e eurokomisionerit Johannes Hahn, që mbështet parimin e kërkuar nga opozita për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Një propozim të cilit PS-ja i bëri bisht dhe sot e cilësoi thjesht një letër: "Per Edvin Shullazin e Xhafen e tij te droges, marreveshja e djeshme eshte thjesht nje cope leter!!
"Vendimmarrja do të jetë ekskluzivisht në duart e shqiptarëve"
Propozimi i Johannes Hahn duket se ka gjetur miratim të plotë nga opozita shqiptare. Ka shprehur mbështetje publike për të edhe ish-kryeministri Sali Berisha, një nga njerëzit kryesorë të PD-së, i cili thuajse nuk është prononcuar gjatë këtyre ditëve. Berisha e ka cilësuar konsensusin si arritje mbi parimet e të drejtave:
Pas 48 orëve heshtje mbi negociatat, rishfaqet Berisha
Pas 48 orëve heshtje mbi negociatat që janë zhvilluar këto orë është shfaqur me një mesazh ish-kryeministri Sali Berisha.
"Edi Rama u zotua sot se ne 2017: Fshese e hekurt mbi drejtesine!
Referendumi kushtetues, një komardare për Berishën
Nga deklarata e mbrëmshme e Ramës për 94 votat pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan, kuptohet që ai ka marrë garanci nga 64 deputetët e PS-së se do ta votojnë atë. Nga deklarata e Metës në emisionin “Opinion” për votat e LSI-së që janë në Uashington, kuptohet që 20 deputetët e saj do të votojnë pro reformës në drejtësi sipas versionit euroamerikan. Për të arritur në shifrën 94 vota, duhen edhe 5 votat e PDIU-së, 1 votë e PBDNJ-së, 2 vota të demokristianëve, dhe 2 vota nga opozita.
Rënia e koalicionit qeverisës dhe çështja “periferike” “Tahiri”
Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me zhvillime politike që përqendrohen te deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Koalicionit qeverisës i mungon tanimë baza mbështetëse, mungon vullneti i një pale konstituive të tij, që ka ndasi thelbësore, pse jo interesa të kundërta me palën tjetër, konkretisht PS-në.
Por ndërkohë që brenda mazhorancës priteshin lëvizje të tilla, Partia Demokratike mbajti në axhendë dy çështje që lidhen me të njëjtin person: ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Nuancat e së keqes për reformën në drejtësi
Një popull që është mësuar me të keqen qysh kur vdiq Skënderbeu (për të mos u shtyrë më mbrapa në histori), e ka pothuaj zero probabilitetin e realizimit të një gjëje shumë të mirë. Për 70% të shqiptarëve që anketova para ca kohe, roli kyç i ndërkombëtarëve në spastrimin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ishte versioni më i mirë i reformës në drejtësi. Për 18% të tjerë, versioni më i mirë ishte ai spastrimit të drejtësisë përmes një shoshe sovrane shqiptare, ndërsa 12% të tjerë jepnin përgjigje të tipit “ku di gjo un lale”.
Kush do të fitojë në 21 korrik, Lu apo Berisha?
Pas shumë e shumë ecejakesh në zyrën e Berishës, ambasadori Lu e ka ndarë mendjen se nuk mund ta sigurojë dot miratimin e Berishës për një reformë në drejtësi që do t’i vinte vëzhguesit ndërkombëtarë në rolin e arbitrit. Pavarsisht se ç’thonë apo ç’shkrujanë çdo ditë Rama, Basha, Xhafa, Bylykbashi e të tjerë, beteja e vërtetë në 21 korrik, ditën kur do të votohet në Kuvend për reformën në drejtësi, do të jetë ajo në distancë mes ambasadorit Lu e Berishës.
Gazeta e Carlo Bollinos: Berisha dha 78 milionë euro për të takuar kryeministrin francez, Francois Fillon
“Shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të mikut të kryeministrit Edi Rama, Carlo Bollino, shkruan sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë eurosh për një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon. Një shifër astronomike që me siguri e bën Obamën prej 80 mijë dollarësh, të duket një burokrat fotozhenik, apo një fatsjellës global.