be
Ankesë publike për favorizimin e Serbisë dhe Malit të Zi nga BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sërish një mendim rreth çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke dalë edhe me një ankesë publike ndaj Bashkimit Europian, që sipas tij po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në negociatat për anëtarësim.
Në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, sjellë në shqip nga ABC NEWS, Rama e ka cilësuar qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.
BE e quan ilegal referendumin e Katalonjës
Komisioni Evropian e konsideron ilegal referendumin e Katalonjës dhe kujton se nëse do të mbahej një referendum legjitim dhe rezultati do të ishte në favor të pavarësisë, atëherë kjo do të thoshte se ky territor i veçantë do të ishte jashtë Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Komisionit theksoi se dhuna nuk mund të jetë një mjet për të zgjidhur dallimet politike dhe se Komisioni ka "besim në udhëheqjen e kryeministrit Rahoy" për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respekt të plotë të Kushtetutës spanjolle.
Zyrtare, jemi nën monitorim për rivendosjen e vizave
Azilkërkuesit nga Shqipëria janë shqetësim permanent për Brukselin dhe mund të çojnë në pezullimin e lëvizjes Shengen për shqiptarët. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në vecanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë cështje.
Lu paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri
Ambasadori amerikan është shfaqur jo pak optimist me situatën si po shkojnë gjërat në Shqipëri.
Në një takim me të rinjtë në Rrëshen ai foli për ndryshime të mëdha që po vijnë për vendin tonë. Duke bërë për një paralelizëm mes Kalifornisë dhe Rrëshenit, Lu kërkoi nga të rinjtë që të këmbëngulin për liritë personale, ashtu siç ndodh në SHBA.
Macron: Koha për rithemelimin e BE-së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian.
Përplasje BE-SHBA për sanksionet ndaj Iranit
Lëvizjet e SHBA-së në raport me Iranin dhe tërheqja e saj nga marrëveshja bërthamore, po porvokojnë ndarje të vërteta me Europën. Amabasadori I Bashkimit Europian në Ëashington, David O’Sullivan deklaroi se nëse “SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe riaplikon sanksione që shënjestrojnë jo vetëm Iranin, por edhe vendet që bëjnë biznes me Iranin, BE-ja mund të përfitojë nga një statut i mesit të viteve ’90 që mbron kompanitë europiane nga penalizimi nga sanksionet”.
Katër anëtarët ballkanas të BE-së, mbështetje të koordinuar për anëtarësimin e pjesës tjetër të rajonit
Vendet ballkanike që janë anëtare të Bashkimit Europian do të punojnë së bashku në funksion të anëtarësimit të plotë të të gjithë rajonit. Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania kanë vendosur që përfaqësues të tyre të ndërmarrin një tur në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje, me synim promovimin e integrimit europian. Më tej në Selanik, në datat 5-6 tetor do të takohen përfaqësues të katërshes ne fjalë me përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Rama apelon për shtimin e njohjeve të Kosovës në OKB
Sesionin e radhës në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama e shfrytëzoi për t'i bërë thirrje vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë këtë hap. Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.
BE del hapur kundër SHBA-ve për çështjen e Iranit
SHBA po konsumon përplasje politike me disa vende gjatë presidencës Trump. Më e fundit është ajo me Bashkimin Europian për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Moghrenini theksoi se Republika Islamike "po i përmbahet kushteve" të marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe fuqive të mëdha në 2015.
“Viza të arta” për miliarderët rusë dhe ukrainas në Qipro
Oligarkë dhe miliarderë ruse si dhe anëtarë të elitës ukrainase të akuzuar për korrupsion janë ndër qindra personat që kanë marrë pasaporta evropiane nëpërmjet asaj që quhet "viza e artë", sipas një artikulli të Guardian. Qeveria qipriote ka fituar më shumë se 4 miliardë euro që nga viti 2013, duke duke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në të gjithë Bashkimin Evropian në këmbim të investimeve në Qipro.
