be
Scholz: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Kemi shumicë për të gjitha vendimet
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur në një intervistë për “Spiegel” përmes së cilës është përpjekur të mbrojë qëndrimin e Gjermanisë për furnizimin me armë. Scholz nuk ka një përgjigje për rezultatin e luftës që duket se përcjell pasiguritë rreth saj në Perëndim, sidomos për pasojat që mund të sjellë.
Duhet të ketë një marrëveshje paqeje që i mundëson Ukrainës të mbrojë veten në të ardhmen. Ne do t’i armatosim ata në mënyrë që siguria e tyre të garantohet. Dhe do jemi një fuqi garante. Nuk do të ketë një paqe të diktuar
“Nëse nuk zgjerohet BE-ja, do të zgjerohet Rusia”
Evropa nuk është ende e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën më të fortë dhe për ta dobësuar Rusinë. Kryeministri slloven, Janez Jansha, thotë se BE-ja duhet të dërgojë "ndihmë ushtarake" në Ukrainë.
"Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin, po sërish nuk ishte mjaftueshëm i fortë. Duhet të përqendrohemi në ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, shtoi Jansha.
Borrell: Po i japim Moskës 30-fish më shumë se Ukrainës
Pavarësisht se e ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe i ka vendosur sanksione Rusisë, Perëndimi vijon të mbështesë financiarisht më shumë Moskën sesa Kievin. BE-ja i ka dhënë 35 miliardë euro Vladimir Putinit për furnizime me energji që nga fillimi i luftës së tij dhe 1 miliardë euro për të financuar mbrojtjen e Ukrainës, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.
Kundërpërgjigje europiane për fitoren e Orbanit
Komisioni Europian priti rezultatet e zgjedhjeve në Hungari për ta njoftuar për shkurtimin e fondeve. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se shumë shpejt do të hyjë në fuqi një mekanizëm i ri që do të ndëshkojë Hungarinë me shkurtim të fondeve, për gërryerjen e standardeve të sundimit të ligjeve europiane, raporton Politico.eu.
Holanda dhe Spanja sfidojnë BE-në me një reformë të re fiskale
Edhe pse kanë qenë shpesh në skaje të kundërta për një sërë çështjesh, Holanda dhe Spanja janë bërë bashkë për të kërkuar rishikim të rregullave fiskale të BE-së. Të dy vendet kërkojnë konsensus në të gjithë BE-në lidhur me debatin e "Veriut kursimtar kundrejt Jugut luksoz".
Formula fituese e ninullës së korrupsionit
Aleksander Vuçiç ka fituar mandatin e katërt në Serbi. Pusheti i tij nuk është i pasfidueshëm, por aktualisht ngjan i pakonkurueshëm.
Viktor Orban ka fituar sërish në Hungari. Ose doli parti e parë me një diferencë të vogël në ulje nga mandati paraardhës.
Lukashenko qëndron në Bjellorusi, Edi Rama në Shqipëri dhe në Poloni zhvillohet një ferment politik që nuk ka të bëjë shumë me standardet demokratike të BE-së.
Moska: BE nuk është qendra e universit, sanksionet do t'i vuajë dhe vetë
Ministria e Jashtme ruse thotë se nuk ka ndërmend t'i kërkojë BE-së heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, pasi ka furnizime dhe alternativa të mjaftueshme.
"Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit”, tha Nikolay Kobrinets, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, të cilit i referohet Reuters.
Më në fund një kornizë europiane për Big Tech
Bashkimi Evropian ka miratuar një sërë rregullash të reja që kanë për qëllim eliminimin e abuzimit nga disa prej firmave më të mëdha të teknologjisë në botë.
Me Aktin e Tregjeve Dixhitale, një marrëveshje e ndërmjetësuar të enjten në mbrëmje, zyrtarë nga Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni i BE-së u dhanë fund 15 muajve negociata intensive mbi një rregullore të re për gjigantët e teknologjisë së madhe që operojnë në tregun evropian.
BE shton ndihmën ushtarake për Ukrainën
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike për të asistuar Ukrainën me 500 milionë euro të tjera armë dhe pajisje ushtarake.
Kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, riafirmoi unitetin e bllokut kundër Rusisë, duke u zotuar të vazhdojë të gjitha llojet e mbështetjes për vendin e goditur, duke përfshirë mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake.
Sanksionet/ Kur vjen puna te nafta, Europa mendohet dy herë
BE është e lëkundur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë në fushën e energjisë. Ndërkohë që konflikti në Ukrainë përshkallëzohet, një pjesë e vendeve kërkojnë shtimin e sanksioneve. BE dhe aleatët kanë vendosur tashmë një mori masash kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës së saj qendrore.
