be
Propozimi çek/Shpërndarje mbi bazë vullnetare të imigrantëve në vendet e BE-së
“Politico” njofton se Bashkimi Europian është duke shqyrtuar një draft për të shpërndarë numrin e imigrantëve në vendet anëtare, me një kuotë prej 5000 -10 000 në vit.
10 mld$ Vietnamit për të hequr dorë nga qymyri. Përgjigja: Ndoshta!
Grupimi i vendeve të industrializuara G7 ka ofruar miliarda dollarë ndaj Vietnamit, Indonezisë dhe Indisë për të zëvendësuar përdorimin e qymyrit, por ka hasur në rezistencë.
BE-ja do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik
Kryeministri hungarez Victor Orban ka përshkallëzuar luftën deklarative ndaj Bashkimit Europian teksa ka njoftuar zhvillimin e një referendumi për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat po godasin rëndë ekonominë e këtij vendi. Duke folur në një aktivitet me rastin e 66 vjetorit të revlucionit hungarez ndaj Bashkimit Sovjetik më 1956, Orban parashikoi edhe fundin e BE-së:
BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës
Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan “vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.
Hapet hetimi për blerjet e vaksinave anti-CoVid-19 nga institucionet e BE-së
Prokurori Publik Europian ka hapur hetim mbi blerjet nga institucionet e Bashkimit Europian të vaksinave kundër CoVid-19, një procedurë që ka në qendër Ursula von der Leyen, e përfolur gjatë se ka kryer marrëveshje personale me kreun e Pfizer.
Drafti, BE ndalon importet e produkteve të prodhuara me punë të detyruar
Bashkimi Europian pretendon të ndalojë importet e gjeneruara nga puna e detyruar. Drafti që pritet të hidhet për shqyrtim është raportuar nga agjencia “Reuters” dhe në relacionin e tij ngrihet shqetësimi për respektimin e të drejtave të njeriut në provincën kineze të Xinjiang.
Agjencia tërheq vëmenjen në faktin se drafti do të kalojë në filtrin e deputetëve të Parlamentit Europian dhe vendeve anëtare përpara sesa të miratohet.
Një Poloni e fortë dhe e pavarur nuk përkon me planet gjermano-ruse për sundimin e Europës
Lideri de facto polak, Jarosław Kaczyński ka dalë me qëndrime kundër Bashkimit Europian duke njoftuar se Polonia nuk do të bëjë më lëshime as në këmbim të 35 miliardë euro grante.
Kemi treguar maksimumin e vullnetit të mirë, por koncesionet nuk ka sjellë gjë. Qëkurse KE-ja nuk po përmbush detyrimet ndaj Polonisë në këtë zonë, ne nuk kemi arsye të përmbushim detyrimet ndaj BE-së
ka thënë ai.
240 mld euro investim për rrjetin e transmetimit në Europë deri më 2040-n
Bashkimi Europian parashikon të investojë 240 miliardë euro në ndërtimin e një rrjeti të transmetimit të energjisë elektrike, që vjen si pjesë e një plani të ndalimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Në total janë 141 njësi investimi deri në vitin 2040 e që në finale ka për synim rritjen e fuqisë së transmetimit në kontinent me 142 gigavatësh, zgjerimin e rrjetit me 43 mijë km të reja rrjeti dhe krijimin e 1.6 milionë vendesh të reja pune.
Video/Sa fytyra ka politika personale e z. Rama?
Europa më 2018 kishte dy fytyra:
Europa më 2019-ën kishte dy standarde:
Gëzim europian në bulevard
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka organizuar sot një ceremoni formale të ngritjes së fllamurit të BE-së në selinë e qeverisë, me ç’rast ka mbajtur edhe një fjalë. Duhet vënë në dukje se në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, dekori i përjetshëm i festës së brigadës shqiptare që e çon vendin nga fitorja në fitore, me rolin e stukos morale të një qeverie që është fatkeqësi e mbarë vendit. Në fjalët e tij mbajtur para rreshtores së oborrtarëve të vet dhe ambasadorëve që janë parti më vete, ky njeri, ndër të tjera bëri lodrën e fisnikut të zhgënjyer ng
