Blloku Bota
Irani: CoVid 19, sulm biologjik. Dyshime nga deklaratat e Qendrës së Sëmundjeve në SHBA
Pas Kinës edhe Irani deklaron se pandemia e tanishme e CoVid 19 është në të vërtetë një sulm biologjik pas të cilit qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një fjalimi para forcave të armatosura të Iranit, Ayatollah Khamenei e ka cilësuar pandeminë e tanishme që e ka goditur shumë rëndë vendin e tij si një sulm të organizuar. Duke folur për masat e marra dhe angazhimin e ushtrisë në mbrojtjen e popullatës, Khamenei ndër të tjera tha:
Fotolajm/Mjekë dhe policë kinezë në betejën me CoVid 19 në malet Altai

Kina akuzon se CoVid 19 është prodhim bioinxhinerik i ShBA
Një zëdhënës i qeverisë kineze të enjten ka nënkuptuar gjatë një deklarate për mediat se koronavirusi mund të jetë një prodhim i ushtrisë amerikane, i hedhur më pas në qytetin kinez të Uhanit.
Kjo akuzë erdhi një ditë pasi këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien qortoi Kinën për dështim gjatë përpjekjeve për parandalimin e epidemisë, kur përhapja ishte në fazat fillestare.
Studimi i "The Lancet", CoVid 19 qëndron 37 ditë te pacientët e prekur
Një studim i fundit i publikuar në revistën e specializuar britanike, “The Lancet” tregon se pacientët e prekur nga CoVid 19 qëndrojnë të infektuar për 37 ditë. Kjo periudhë është 23 ditë më shumë sesa karnatina e sugjeruar prej 14 ditësh nga ekspertët.
Franca mbyll shkollat dhe universitetet. Ende jo kufijtë
Franca i bashkohet vendeve që po i nënshtrohen rregullit të pandemisë globale të koronavirusit. Në një dalje për mediat, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se që nga dita e hënë shkollat dhe universitetet do të mbyllen në mbarë vendin.
Ky virus nuk ka një pasaportë. Ne do të marrim padyshim masa për të mbyllur kufijtë, por vetëm kur kjo të jetë e nevojshme…Ne i kemi ndërtuar liritë tona në nivel europian
tha Macron.
Recetat jokonvencionale të një kleriku iranian kundër CoVid 19
Një klerik iranian pretendon se ka gjetur mënyrë për të kuruar koronavirusin. Ayatollah Tabrizian nga qyteti i Qom sugjeron në rrjetet sociale disa këshilla:
Krih flokët mirë
Ha shumë mollë dhe qepë
Një pambuk të ngjyer me vaj manushaqeje futeni në anus
Kleriku vetëshpallet si ekspert i mjekësisë islame dhe ai ka 120 mijë ndjekës në rrjetin social Telegram. Sipas tij ky vaj ka vlera të jashtëzakonshme dhe ndihmon madje edhe në luftën kundër sindromës Daun.
Kina: Nëse merren masa, pandemia merr fund në qershor
Autoritetet kineze bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit ka arritur pikun dhe se ajo mund të përfundojë në muajin qershor. Kjo sigurisht nëse të gjitha vendet e prakura do të aplikojnë masat agresive të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes. Këshilltari mjekësor i qeverisë kineze, epidemiologu 83 vjeçar, Zhong Nanshan që njihet për ndihmën që dha në luftën kundër SARS në vitin 2003 ka deklaruar se në mes të këtij viti pandemia do të ketë marrë fund.
Incident në Wuhan, mishi u shpërndahet banorëve me kamionin e mbetjeve urbane
Shpalli fitore mbi koronavirusin, por ka rrëshqitur në një gabim që nuk ka kaluar pa vëmendje.
Milano, pamje që vështirë se do t'i shohim më
Karantina italiane ndaj koronavirusit ka dhënë efektet e veta.
Dorëzohet Thaçi/Pro Amerikës çdo vendim, ose shteti ynë nuk ka të ardhme
Hashim Thaçi ka kërkuar sot që e gjithë klasa politike kosovare të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e SHBA. Me një shënim të shkurtër në Facebook, Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës ka nënvizuar se ky kurs vë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e shtetit.
