Blloku Bota
Negociatat/Njerëzit në Ballkan po lexojnë nuancat e mesazheve të BE-së
Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i hapur derën e negociatave Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Është e nevojshme që të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe të përgatisim samitin BE-Ballkan Perëndimore në muajin maj. Ne shpesh bazohemi në strategji komunikimi, por mesa duket harrojmë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po lexojnë nuancat e sinjaleve që ne dërgojmë
Mikhail Minshustin votohet si kryeministër i ri i Rusisë
Mikhail Minshustin është kryeministri i ri i Rusisë. Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi kandidaturën e tij me 383 vota pro, ndërkohë që nukpati asnjë votë kundër ndhe vetëm 41 abstenime.
Greqi, Mitsotakis propozon kryetaren e Këshillit të Shtetit për Presidente
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se kandidat për president të ri të vendit do të jetë Katerina Sakellaropoulou, një gjykatëse dhe kryetare e Këshillit të Shtetit që është gjykata më e lartë administrative në vend.
Nëse zgjidhet në Parlament, Sakellaropoulou do të jetë femra e parë presidente në historinë e Greqisë. Mandati i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos përfundon në muajin mars.
Dorëhiqet qeveria ruse. Putin orienton vendin drejt referendumit për ndryshime kushtetuese
Qeveria ruse ka dhënë dorëheqjen. Kështu njofton agjencia shtetërore TASS, sipas së cilës presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin ka falenderuar kryeministrin e larguar, Dimitry Medvedev.
Për sa më përket, dua të falenderoj të gjithë ëpr çdo gjë që është bërë në këtë fazë të punës sonë të përbashkët, dua të shpreh kënaqësinë për rezultatet e arritura. Jo çdo gjë është bërë, por asnjëherë nuk realizohet gjithçka
Iran-Perëndim, kush gënjen më shumë?
Ky është një fragment i shkëputur nga një dokumentar i vitit 2009 i BBC-së për marrëdhëniet e Perëndimit me Iranin. Kjo është pjesa e dytë e dokumentarit që flet për periudhën pas Revolucionit Islamik deri në luftën e Irakut.
Rusia dhe Turqia tentojnë paqëtimin e palëve në konfliktin civil në Libi
Rusia dhe Turqia po tentojnë të përsërisin në Libi atë që realizuan në Siri. Dy rivalët Sarraj dhe Haftar janë takuar në Moskë ku raportohet se janë njohur me një draft marrëveshje armëpushimi.
Agjencia ruse “Sputnik" raporton se dokumenti parashikon ndalimin e të gjitha operacioneve ofensive ushtarake dhe lidhur me këtë pikë Haftar ka kërkuar kohë deri të martën dhe mandej është larguar nga Moska pa firmosur.
I njëjti dokument parashikon krijimin e një komisioni të përbashkët, krijimin e një linje beteje dhe shmangien e goditjeve të qyteteve kryesore.
Irani zgjedh rrugën ligjore. Paralajmëron padi ndaj Trump për vrasjen e Qasem Soleimanit
Irani zyrtar ka paralajmëruar se do të padisë SHBA-të për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.
Ata që kryejnë sulme do të procedohen. Ne duhet marrim si të pandehur presidentin amerikan. Nuk do ta lëmë të na ikë, ai duhet të dënohet në nivel ndërkombëtar
citohet kreu i drejtësisë iraniane, Ebrahim Raisi.
Sipas tij do të jenë Ministria e Jashtme iraniane dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut që varet nga Gjykata Supreme iraniane që do të duhet të adresojnë këtë çështje.
Kurz: SHBA-të, një partner i paparashikueshëm
Kancelari austriak e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij lidhur me lëvizjet e fundit të SHBA-së në politikën ndërkombëtare. “SHBA-ja mbetet fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë, por është bërë një partner i paparashikueshëm për ne”, është shprehur ai gjatë prezantimit të qeverisë së tij të re, pasi partia e tij, Partia Popullore, arriti një marrëveshje koalicioni me Të Blertët.
Duke iu referuar Bashkimit Europian, Kurz thotë se ai mbetet një lojtar “i dobët” në skenën botërore.
Nuk flitet më për hakmarrje, por për negociata
ShBA dhe Irani janë duke kërkuar mundësinë e negociatave pas konsumimit të akteve ushtarake. Vrasja e gjeneralit Soleimani ka prodhuar shumë skenarë dhe ka hapur disa dritare. Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur fjalën negociata në një postim të vetin në tuiter duke mbajtur gjithësesi të ngritur presionin. Trump kujtoi se këto negociata do të kërkohen nga Irani tani që sipas tij protestat e kanë gjunjëzuar vendin.

Merkel-Putin: Nord Stream do të bëhet edhe pse nuk do SHBA
Mediat e ndryshme shkruajnë për dakordësinë mes Gjermanisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit Rryma Veriore 2(Nord Stream 2) brenda vitit 2021. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Rusi dhe gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin Vladimir Putin deklaroi se:
Shpresoj se në fund të këtij viti, apo në 4 muajt e parë të vitit tjetër puna do të jetë mbaruar dhe gazsjellësi do të fillojë të punojë
Ajo e ka cilësuar projektin si tërësisht ekonomik, ndaj si i tillë ai nuk duhet paragjykuar.
