Blloku Bota

"NATO në vdekje klinike, BE në buzë të greminës"

Postuar në 08 Nëntor, 2019 00:00

Teksa po afron samiti i NATO-s që do të mbahet në Londër në fillim të dhjetorit, presidenti francez adresoi kritika për sjelljen e SHBA-ve dhe Turqisë në raport me Aleancën dhe përsëriti nevojën për të forcuar mbrojtjen e Europës.

"Ajo që po jetojmë është vdekja klinike e NATO-s. Tani është e nevojshme të sqarohen cilat janë qëllimet strategjike të NATO-s"- theksoi Emmanuel Macron në një intervistë për The Economist.

Gjermania del nga tutela e humbjes së LIIB. Ministrja e Mbrojtjes: Angazhim aktiv jashtë vendit

Postuar në 07 Nëntor, 2019 14:19

Gjermania duhet të marrë një rol aktiv ushtarak në botë. Këtë ka lënë të kuptohet ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë një fjalimi në Universitetin e Bundewehr në Mynih. Sipas saj, aleatët po bëjnë përherë e më shumë thirrje që Gjermania të luajë një rol në drejtim të dislokimit ushtarak jashtë vendit, çka përbën një nga pikat më delikate të politikës gjermane që lidhet me përvojën e Luftës së Dytë Botërore.

Kina nis zyrtarisht punën për zhvillimin e teknologjisë 6G

Postuar në 07 Nëntor, 2019 12:26

Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë ka njoftuar së fundmi nisjen e punës për krijimin e rrjetit 6G wireless. Në një ceremoni të posaçme ku mori pjesë edhe zv.ministri Wang Wei, u fol për fillimet e kërkimit për teknologjinë 6G që presupozohet se do të rrisë në mënyrë marramendëse shpejtësinë e transmetimit që mendohet se do të arrijë deri në 100 GB/sekondë. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të disa universiteteve, specialist të telekomunikacionit dhe të Akademisë së Shkencave.

Rusia kërkon mbylljen e Zyrës së OKB-së në Bosnje

Postuar në 07 Nëntor, 2019 01:19

Rusia ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje - Hercegovinë me pretendimin se zyrtarët kryesorë të saj janë të njëanshëm. 

Ambasadori rus në këtë organizatë, Vassily Nebenzia paraqiti kërkesën zyrtare pasi Këshilli i Sigurimit votoi për zgjatjen me një vit të forcës ushtarake europiane që është ngritur për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. 

Ai akuzoi kreun e zyrës, diplomatin austriak, Valentin Inzko se ka shfrytëzuar raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit për të nxitur integrimin e Bosnjes në struktura5 euroatlantike. 

Blerja e sistemit rus Pantsir, paralajmërim për sanksione të SHBA ndaj Serbisë

Postuar në 06 Nëntor, 2019 12:35

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në Serbi pritet të shkojë këtë të premte kreu i Task Force 231, Thomas Zarzecki, për shkak të njoftimit të blerjes nga Serbia të sistemit rus Pantsir që kombinon raketa, artileri dhe armë mitralimi duke u cilësuar si një ndër armët më efektive kundër sulmeve ajrore. Serbia porositi katër bateri të tilla në vitin 2018 dhe Vuçiç e konfirmoi blerjen në tetor të këtij viti.

11 mijë shkencëtarë firmosin raportin: Toka ndodhet para një emergjence klimatike

Postuar në 06 Nëntor, 2019 12:14

Toka ndodhet përpara një emergjence klimetike. Këtë mendojnë dhe deklarojnë 11 000 shkencëtarë nga e gjithë bota. Përmes një raporti të publikuar në revistën “Bioscience” autorët William Ripple, Thomas Newsome dhe William Moomaw vlerësohet situata aktuale dhe kërkohet veprim.

KE-ja akordon 3.3 miliardë euro për projektin Erasmus+ për vitin 2020

Postuar në 05 Nëntor, 2019 20:25

Komisioni Europian ka akorduar 3.3 miliardë euro për programin Erasmus+ 2020 për qarkullimin dhe bashkëpunin në fushën e arsimit. 
Kjo shifër përbën një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë dhe sipas Komisionit do të prezantohet edhe një projekt i dytë me universitetet europiane.

Rihapet nga Beogradi kapitulli i ri i negociatave për Kosovën

Postuar në 04 Nëntor, 2019 14:50

Mediat serbe e kanë paraqitur e tone relativisht poitive takimin e sotshëm mes presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarin Special të ShBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer. Në konferencën për shtyp, Vuçiç ka deklaruar se kishte folur hapur me Palmer të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet serbe për Kosovë. Duke pranuar se pozicioni serb ndryshon shumë nga ai I ShBA-ve për Kosovën, Vuçiç ka shtuar se 

Në Mal të Zi, aty ku ministri dorëhiqet dhe ku kryeministri nuk bën interpretimin e përgjimeve

Postuar në 04 Nëntor, 2019 13:14

Ja një lajm që na kujton llojin e vendit ku jetojmë dhe pse vota kundër e Francës duhet të na bëjë të mendojmë përpara sesa të na ndërsejë në bërjen e shqiponjës më duar. Në Malin e Zi – i cili për ata që e dinë Shqipërinë qendrën e botës është një vend i vogël ngjitur me ne – ka dhënë dorëheqjen ministri për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Turizmin, Pavle Raduloviç.

Kundër refugjatëve, Çekia, Hungaria dhe Polonia shkelën ligjin europian

Postuar në 02 Nëntor, 2019 12:51

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konstatuar se Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia kanë shkelur ligjin  europian duke refuzuar në vitin 2015 pranimin e refugjatëve sipas sistemit të kuotave. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota