Blloku Bota
Pandemia, Banka Qendrore Europiane njofton paketë financiare 750 milionë euro
Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të shpenzojë 750 miliardë euro në blerjen emergjente të bondeve duke iu bashkuar kështu përpjekjeve të bankave të tjera për të përballur situatën e pandemisë.
Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij në angazhimin tonë për euron
shkruan në tuiter, drejtuesja e bankës, Christine Lagarde.
Testimi masiv jep efekt në Vo të Italisë. Raportohen zero raste të reja me CoVid19
Testimi masiv duket se është një strategji më efikase në përballimin e pandemisë.
Mediat raportojnë se në Vo, një qytet afër Venecias, ka eksperimentuar testimin etë gjithë banorëve që janë 3 300 dhe ka izoluar rreptësisht ata që kanë rezultuar pozitiv.
Ndonëse pjesë e valës së goditjes pandemike në Itali, Vo aktualisht ka zero raportime të reja, pikërisht për këtë shkak.
Testimi ishte jetik, shpëtoi shumë jetë
KE propozon përdorimin e Fondit të Solidaritetit. Pëfitojnë edhe Turqia, Mali i Zi dhe Serbia
Komisioni Europian ka propozuar amendimin e legjislacionit ekzistues të BE-së me synim adresimin e Fondeve të Solidaritetit për vendet anëtare dhe ato që janë në proces negociimi në përballjen e krizës së koronavirusit.
Kriza me të cilën ne përballemi ka si rëndësi njerzore ashtu edhe potencialin e një impakti të madh ekonomik. Si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar, Fondi i Solidaritetit të BE-së mund të luajë një rol të rëndësishëm në dëshmin e solidaritetit në BE për vendet anëatre në përballje me këtë situatë emergjente
Projeksionet për SHBA dhe Britaninë, njësoj si Irani: Nëse nuk veprohet do të vdesin 40 herë më shumë se gripi sezonal
Qeveria e Boris Johnson në Britainë e Madhe ka vendosur të ndryshojë politikë ndaj pandemisë së CoVid 19.
Studimi paraprak me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari
Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.
Teherani zyrtar paralajmëron: Nëse nuk ndiqen udhëzimet do të vdesin 3.5 milionë iranianë nga CoVid 19
Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se nëse shoqëria nuk respekton rregullat e karantinës atëherë me miliona njerëz do të vdesin. Mesazhi është përcjellë nga një televizion shtetëror pasi Ayatollah Khamenei urdhëroi kufizimin e lëvizjes në vend. Irani është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme me 9 rastë në çdo 10 të raportuar.
Mbreti i Spanjës heq dorë nga trashëgimia. I ati fsheu fonde në parajsa fiskale
Mbreti Felipe VI i Spanjës hoqi dorë nga trashëgimia e ardhshme personale nga babai i tij dhe i hoqi atij shtesën e pensionit, pas dyshimit se ish-monarku ka fshehur miliona euro në parajsat fiskale. Mbreti Felipe vendosi "të heqë dorë nga çdo trashëgimi që i takon nga Juan Carlos, si dhe çdo aksion, investim ose strukturë financiare, origjina, karakteristikat ose qëllimi i të cilit mund të mos jenë në përputhje me ligjin", thuhet në një deklaratë të publikuar online nga pallati mbretëror.
Dorëzohet Sgarbi: Pozicioni im negacionist, si pasojë e disa virologëve. Ndjesë!
Shifrat e të vdekurve kanë gjunjëzuar edhe oponencën e studiuesit të njohur italian, Vittorio Sgarbi. Në një videomesazh të shpërndarë sot, deputeti në fjalë ka kërkuar ndjesë për pozicionin mohues që ka marrë gjatë këtyre ditëve, por ëstë mbrojtur duke sjellë si argument qëndrimet e kreut të pavionit të epidemiologjisë në Genova, Bassetti.
Kryeministri i Italisë: Nuk e kemi arritur ende pikun
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë sot një intervistë për gazetën e njohur “Corriere della Sera”, përmes së cilës ka bërë një rezyme të asaj që po ndodh në vendin fqinj. Të dhënat flasin për një proces alarmues teksa 30% e të vdekurve nga coronavirusi janë në Itali. I pyetur nëse Italia do të mundet të ndalë epideminë, conte përgjigjet se:
Zyrtare: Në Itali vetëm 2 të vdekur nga CoVid 19 pa patologji të tjera. Mosha mesatare 80.3 vjeç
Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj coronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekje e nga virusi.
