Blloku Bota

Spanjë, zv.kryeministrja shtrohet në spital. Kryeministri dhe dy ministra, në karantinë

Postuar në 23 Mars, 2020 13:45

Spanja duket se po përparon me shpejtësi drejt fatkeqësisë së pandemisë. Mediat raportojnë se janë karnatinuar dy minitra, bashkë me kryeministrin pasi e shoqja rezultoi pozitive nga koronavirusi.

Ndërkohë zv.kryeministrja Carmen Calvo është shtruar në spital për “infeksion respirator” pa dhënë arsyetime të mëtejshme.

Pamjet nga Madridi janë të trishta. Të sëmurë të shtruar në korridore, ndërkohë që qeveria ka vendosur të transformojë një sallë konferencash në spital me 5 500 shtretër.

Administrata Trump tërhoqi eksperten kryesore të epidemive nga Kina disa muaj para Covid-19

Postuar në 23 Mars, 2020 13:38

Ekspertja amerikane për sëmundje epidemiologjike, e punësuar në Agjencinë e Kontrollit të sëmundjeve në Kinë, hoqi dorë nga vendi i saj i punës në korrik, sepse kishte dijeni mbi atë që do të ndodhte. Rastet e para të koronavirusit mund të jenë shfaqur në nëntor, dhe kur rastet shpërthyen, administrata e Trump në shkurt e ndëshkoi Kinën për censurimin e informacionit për shpërthimin dhe mbajtjen larg të  ekspertëve amerikanë që mund të kishin ndihmuar në këtë situatë.

Askush nuk ishte i përgatitur. Gjest fisnik i Francës dhe Gjermanisë, ndalojnë eksportet e pajisjeve mjekësore

Postuar në 23 Mars, 2020 13:25

Askush nuk ishte i përgatitur për virusin e ri që ka mbërthyer botën në ankth. Këtë ka deklaruar kreu i Parlamentit austriak, Thomas Stelzer sipas të cilit pandemia kapi të gjithë botën në befasi. Situata po evoluon shumë shpejt dhe në këto kushte një brez i tërë i njerëzimit nuk di ende të gjejë përgjigjen e duhur organizative.

Turqia ndihmon ShBA me 500 mijë kite testimi për CoVid 19

Postuar në 23 Mars, 2020 01:25

Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet turke janë shprehur se kërkesa ka ardhur nga pala amerikane e cila është gjetur e papërgatitur ose ka neglizhuar kërcënimin nga pandemia aktuale. 
Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca që ka shtuar se Turqia po mendon të arrijë në 15 mijë testime ditore për popullsinë e vet. 
Po kaq kite u dërguan në formë dhurate në ShBA nga miliarderi kinez, Jack Ma pasi Kina kaloi fazën e emergjencës në Hubei. 

 

Irani refuzon ofertën e SHBA-së për ndihmë ndaj pandemisë. Khamenei: Virusi, krijim i Amerikës

Postuar në 22 Mars, 2020 13:57

Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës për të ndihmuar vendin në betejën e tij kundër koronavirusit. Në një fjalim televiziv, Ayatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja është "armiku më i keq" i Iranit, duke lënë të kuptohet për një teori konspirative, të shprehur edhe nga disa zyrtarë kinezë, se Amerika është përgjegjëse për pandeminë.

Karantina nuk vlen pa testim agresiv

Postuar në 22 Mars, 2020 13:45

Eksperti kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për emergjencat, Mike Ryan ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se karantina masive nuk mjafton për të luftuar koronavirusin.

Ajo për të cilën kemi nevojë të përqendrohemi është të gjejmë ata që janë të sëmurë, ata që kanë virusin, t’i izolojmë, të gjejmë kontaktet e tyre dhe t’i izolojmë. Rreziku tani me karantinën...është se nëse nuk aplikojmë masa të forta për shëndetin publik, kur këto kufizime të hiqen, sëmundja do të rikthehet

Fotolajm/Radha para supermarketit "Esselunga" në Prato të Italisë

Postuar në 21 Mars, 2020 18:52

Fotolajm/Në Qom të Iranit

Postuar në 21 Mars, 2020 16:09

Një foto që ilustron kohën tonë, më saktë atë që do të jetë koha jonë nga këtej e tutje. Në Iran duket se po bëhet batërdia nga pandemia dhe askush nuk po do të dijë më. Sanksionet e kanë gjunjëzuar Teheranin zyrtar në këtë përballje që duket se do të ketë kosto marramendëse dhe të paprecedentë në histori.

Mbrojtja Civile e Italisë: Numri i raportuar për çdo vend në varësi të klasifikimit të shkakut të vdekjes

Postuar në 20 Mars, 2020 19:15

Mbrojtja Civile e Italisë ka dhënë një sqarim për situatën më të fundit të pandemisë. Duhet thënë se përqindja e njerëzve të vdekur pa patologji është shumë e vogël. Të pyetur se përse një vend  si Gjermania, një vend me moshim thuajse sa Italia, ka kaq pak të vdekur, përfaqësuesit në fjalë kanë deklaruar se çështja këtu është te klasifikimi i shkakut të vdekjes(minuta 20). 

Pala italiane ka shtuar se në fund të krizës do të bëhet një analizë për të parë sesa me të vërtetë ky virus ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë video e plotë e konferencës: 

Për herë të parë që nga koha e Shahut, Irani kërkon kredi nga FMN për të luftuar pandeminë

Postuar në 20 Mars, 2020 13:56

Regjimi iranian ka pranuar publikisht se ndodhet para një katastrofe humanitare më përmasa të jashtëzakonshme. Për herë të parë që nga rënia e Shahut në vitin 1979, Teherani zyrtar i është drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Zarif shkruan në tuiter për nevojat në pajisje mjekësore që ka nevojë vendi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota