Blloku Bota
Turqia kërkon që mediat sociale të kenë përfaqësues rezident për të trajtuar ankesat
Turqia do t’u kërkojë mediave sociale me trafik të lartë interneti të caktojnë atje një përfaqësues, i cili do të shqyrtojë shqetësimet e ngritura nga autoritetet për përmbajtjen në platformat e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila disponon një kopje të draftit që do të shndërrohet në ligj.
Kompanitë që nuk respektojnë masën e re mund të përballen me përgjysmimin e bandës për 30 ditë pas urdhrit të gjykatës dhe reduktimin me 95% pas 30 ditësh të tjera nëse nuk merren masa.
Telefonatë Kurti-Macron/Kryeministri i Kosovës: Europa dhe Franca janë të pazëvendësueshme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar situatën e pandemisë, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra për shtyp e kryeministrit njofton se Kurti ka sqaruar masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë, ndërkohë që ka shtuar se për sa i përket krizës aktuale në Kosovë, zgjidhje janë vetëm zgjedhjet.
Rrëzohet tjetër urë në Itali
Ura e rrëzuar ndodhet në Aulla në Massa Carrara.
Detroit, infektohet 2% e stafit mjekësor në një nga spitalet kryesore
Duket se teza se në Itali epidemia u ushqye nga infeksionet në spital gjen konfirmimin e vet edhe në SHBA.
Kështu mediat raportojnë se në një spital në Deroit, konkretisht në spitalin Henry Ford Hospital Campus janë konfirmuar 731 persona, pjesë e stafit si pozitivë me CoVid-19.
Kjo është një shifër që përbën 2% të stafit që shkon në 31 600 të punësuar.
Italia prodhon testin sereologjik. 5 euro për 1 orë, jepet Patenta e Imunitetit
Italia ka zhvilluar një masë të re kundër koronavirusit që me gjasë do ta bëjë më të menaxhueshme një valë të dytë goditëse dhe do të bëjë të panevosjshëm një karantinim masiv.
Vera e çliruar nga epidemia, por pa vaksinë dimrin e ardhshëm kemi pandeminë reale
Kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Helenik Paster, dr. Andreas Mentis thotë se nëse brenda verës nuk gjendet një vaksisë, në dimrin e ardhshëm ne do të përballemi me atë që ai e quan një pandemi reale.
Siç e dimë një epidemi mund të ndalohet nga vaksinimi dhe ka disa mesazhe shpresëdhënëse në këtë drejtim se vaksinat e para do të jenë të disponueshme në vjeshtë ose më pas. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë, përndryshe ne do të përballemi me një pandemi reale
Europianët e miratojnë "shtetrrethimin". Rritet popullariteti i qeverive
Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë. Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese.
Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë
Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të ShBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.
Identifikohen të paktën 8 varietete të CoVid-19
Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale.
Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain janë ngarkuar me mijëra sekuenca genetike të CoVid-19 që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin.
Provokim i stabilitetit në emër të Kushtetutës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje një emër tjetër për krjimin e qeverisë pasi në Parlament u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Përmes një letre të posaçme, Thaçi citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtë VV-së të formuar një qeveri të re. Presidenti e cilëson VV-në si një “subjekt politik që ka fituar shumicën në Kuvend”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.
