Blloku Bota
Raportime në media: Zv.ministri iranian i Shëndetësisë preket nga coronavirusi
Media të ndryshme raportojnë se zv.ministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi është infektuar me koronavirusin e ri që po përhapet në mbarë botën. Ai është vendosur në karantinë ndërkohë që mbarë vendi i është nënshtruar masave kufizuese për sëmundjen.
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak
Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar se Mubarak vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni disa javë më parë. Një figurë e rëndësishme e Egjiptit ta pasluftës së Dytë Botërore, Mubarak erdhi në pushtet pas vrasjes së ish-presidentit Anvar Sadat që nënshkroi paqen e “Camp Daivid në vitin 1979 dhe mori ccmimin “Nobel” pwr kwtw bashkë me homolgun e tij izraelit, Menachem Begin.
Çështje standardesh/Ish-Kryeministri i Francës, Fillon, në gjyq për shpërdorim fondesh
Ish-kryeministri i Francës, François Fillon do të jetë që nga sot palë ndërgjygjëse për skandalin e punësimeve të rreme. Në vitin 2017, Fillon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale, pas një karriere të suksesshme nën ish-presidentin Sarkozy. Por një revistë e përjavshme satirike franceze, “Le Canard Enchaîné”, publikoi “çudinë” e këti kryeministri konservator: kishte punësuar gruan e vet, Penelope si asistente në Parlament, por që nuk kishte bërë asnjë gjë të tillë në të vërtetë. Punësimi ishte thjesht formalitet në bordero.
CoVid - 19 prek edhe Irakun, Kuvajtin,Bahreinin dhe Afganistanin
Iraku, Bahreini, Afganistani dhe Kuvajti kanë raportuar rastet e para të pacientëve me koronaviorus, që sipas tyre lidhen të gjithë me kontaktin me Iranin. Në Kuvajt u konstatuan tre raste mes 700 personave që u evakuuan nga qyteti verilindor i Iranit, Mashhad. Në Bahrein njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë që raportoi se një qytetar ka rezultuar pozitiv pasi ishte kthyer nga Irani.
Ofertë e re për Kosovën nën dirigjimin e Gjermanisë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se Serbia nuk do të pranojë ultimatume për Kosovën, por as do të refuzojë ofertat e bëra. Ai ka paralajmëruar se nga fundi i vitit do të bëhet një ofertë të cilën Serbia nuk do të jetë në gjendje ta pranojë.
Shkencëtarët kinezë deklarojnë se coronavirusi nuk e ka origjinën në Wuhan
Shkencëtarët kinezë të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kinez për Kërkime të Trurit deklarojnë në një raport të fundit se coronavirusi i ri, të cilin e quajnë – SARS –COV-2 – nuk ka origjinuar në tregun e ushqimeve të detit në Wuhan. Sipas tyre virusi është importuar nga jashtë dhe për shkak të popullimit të madh të këtij tregu është përhapur shumë shpejt.
Fotolajm/ Në Itali qeveria bën thirrje që banorët të mos dalin nga shtëpia
Situata me coronavirusin në Itali ka vënë në lëvizje mekanizmin e karantinës totale përmes thirrjes: Qëndroni në shtëpi!
Jemi në kushtet e pandemisë
Shkencëtarët kinezë mendojnë se përhapja e koronavirusit të ri që ka prekur vendin mund të vijë edhe nga transmetimi përmes feçeve duke shpjeguar kështu shkallën e lartë të infektimit në mjedise të mbyllura si p.sh në trageti “Diamond Princess”. Kjo rrugë e përhapjes e bën të domosdoshëm kujdesin higjenik dhe sanitar në mjedise publike çka edhe po theksohet në të gjithë udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shndetësisë.
Mediat spanjolle shkruajnë se kryeministri bullgar po hetohet për pastrim parash
Antikorrupsioni në Bullgari po heton lidhjen e dyshuar të kryeministrit Boyko Borisov me një komplot riciklimi parash në nivel ndërkombëtar, me destinacion Barcelonën. Denoncimi në policinë katalanase, sipas të cilës “ka indicie vërtetësie”, është formalizuar në nisjen e hetimeve. Sipas skuadrës që po kryen hetimet, faktet "do të tregonin ekzistencën e një organizate kriminale".
Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?
Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.
Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët.
