Blloku Bota
Plani Schauble-Varoufakis/80 miliardë euro që Greqia të linte BE-në
Ish-ministri grek i Mbrojtjes në qeverinë e Alexis Tsipras, Panos Kammenos ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin ANT1 se mes Gjermanisë dhe Greqisë pati një akord për daljen e kësaj të fundit nga Bashkimi Europian.
Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schauble
ka thënë Kammenos.
Autoritetet malazeze ndalojnë hyrjen në Mal të Zi të një delegacioni serb me uniformë ushtarake
Autoritetet malazeze kanë ndaluar hyrjen e një delegacioni ushtarak serb të drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, Alexander Vulin. Delegacioni ishte me veshje ushtarake dhe mendohej të vendoste një kurorë në Kolasin, pranë monumentit të Pavle Bulatoviç.
Mediat raportojnë se autoritetet kishin dhënë lejen fillimisht, por mandej i komunikuan ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç, se leja nuk ishte më e vlefshme.
Në kërkim të një marrëveshjeje detare me Izraelin si ajo me Libinë
Turqia e Recep Tayyip Erdogan është duke kërkuar rrugët e një marrëveshjeje detare e Izraelin. Në një opinion publikuar në qendrën studimore izraelite, Besa Center, kolumnisti Burak Bekdil shkruan se memorandumi me Libinë është një model të cilin Ankaraja po synon ta aplikojë edhe me TelAvivin.
Trupat amerikane nisin tërheqjen nga Iraku
Burime të ndryshme mediatike raportojnë se SHBA ka nisur tërheqjen e trupave nga Iraku. Mediat citojnë deputetin iraken, Ali al-Ghanimi sipas të cilit trupat amerikane do të lënë 15 bazat e tyre në Irak. Al-Ghanimi ka sqaruar se trupat amerikane do të kufizohen në vetëm dy baza, njëra pranë qytetit Erbil në veri dhe tjetra në Anbar që ndodhet rreth 180 km në perëndim të Bagdadit.
Thirrje për ndërhyrje ushtarake të BE-së në Libi
Ish-këshilltarja Speciale e Federica Mogherinit bën sot thirrje për ndërhyrje ushtarake të Europës në Libi. Përmes një shkrimi të publikuar në “Politico”, Nathalie Toçi, aktualisht drejtorer e Istituto Affari Internazionali, apelon për një rol të ri të Europës në një zonë që sipas saj është e ndërlidhur historikisht me kontinentin.
Teksa pranon se sjellja e BE-së në arenën ndërkombëtare është e zhvlerësuar nga moskonsiderimi i vazhdueshëm i zgjidhjeve apo dimensionit ushtarak të politikës.
Erdogan: Nuk do ta pranojmë kurrë planin e paqes së Trump
Turqia zyrtare është pozicionuar hapur kundër të ashtuquajturit Marrëveshje të Shekullit e që është plani I propozuar nga presidenti amerikane, Donald Trump për paqen izraelito-palestineze. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar përmes një fjale të dedikuar për konferencën ndërparlamentare për Platformën e Jeruzalemit në Kuala Lumpur se Ankaraja zyrtare nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që paqja në rajon të vihet në pikëpyetje nga lëvizje të këtilla.
Coronavirusi nuk do të zhduket po aq shpejt si SARS
Revista Der Spiegel i ka marrë një intervistë ekspertit të sëmundjeve infektive, Jeremy Farrar, për të folur rreth përhapjes së coronavirusit të Kinës. I njohur për paralajmërimet e tij për rrezikun e pandemive në një botë të globalizuar, Farrar deklaron se kufizimi i tanishëm i virusit të Kinës, ka ardhur si pasojë e aftësive të kësaj të fundit për të mbajtur në karantinë 50 milionë njerëz në Wuhan. Por coronavirusi është një varietet i ri dhe i panjohur për trup
Prokuroria e BE-së/Katër persona staf, 3000 çështje mashtrimi
Katër persona në staf për 3000 raste mashtrimi me fondet. Kjo është gjendja e zyrës së Prokurorit Publik të Bashkimit Europian që drejtohet nga rumunia Laura Kovesi. Në fjalën e saj para Parlamentit Europian, ajo ka kërkuar rishikimin e buxhetit të institucionit që drejton për t’iu përgjigjur realiteteve të reja. Duke folur për gjendjen e personelit në zyrën e saj Kovesi ka zbuluar se nga 29 persona që zyrtarisht ushtrojnë detyrën, 24 janë së sektorin IT.
Është shumë e vështirë të regjistrosh, analizosh 3000 raste vetëm me katër persona në staf
Vdekja e një mjeku
Vdekja e doktor Dr. Li Wenliang, që paralajmëroi coronavirusin e Kinës ka provokuar reagime në media. Patrcik Chappatte, karikaturist i njohur për disa media kryesore ka ilustruar të gjithë këtë episod tragjik me një karikaturë ku paraqitet doktori me gojë të mbyllur me tela me gjemba, simbol i një karantine ndaj të drejtës së fjalës në kohën e sotme.

E quajnë politikë/ShBA i vendos tarifa gjithë botës. ShBA i kërkon Kosovës të heqë tarifa.
Duket sikur ShBA në një farë mënyre ka arritur sukses me heqjen e tarifës se Kosovës ndaj mallrave serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se tarifa do të hiqet dhe kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet.
Nga ana tjetër Trump ka vendosur tarifa ndaj gjithë botës dhe në emër të kësaj po negocion marrëveshje të reja. Cila është politika e duhur?
