Blloku Bota

Gjermania inicion krijimin e një Aleance për Multikulturalizmin

Postuar në 28 Shtator, 2019 16:00

Së bashku me përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve nga të gjitha kontinentet, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka nisur krijimin e një Aleance për multilateralizmin. "Përkundër krizave të mëdha që ekzistojnë: Rendi i rregulluar ndërkombëtar na ka sjellë si kurrë më parë në histori, paqe dhe mirëqenie. Ne duhet t'i mbrojmë ato", tha Maas në një aktivitet nismëtar të kësaj Aleance, në kornizat e Asamblesë së Përgjitshme të OKB në New York.

Turqi, 26 mijë të hetuar gjatë 2018-ës për fyerje ndaj Erdoganit

Postuar në 27 Shtator, 2019 17:13

Gjatë vitit 2018 në Turqi janë hetuar 26 115 njerëz nën akuzën e fyerjes së presidentit Reccep Erdogan, një shifër që është 30% më e lartë sesa një viti më parë. Mediat turke raportojnë se nga të gjitha këto raste, 4 480 janë shndërruar në çështje gjyqësore nga të cilat 2 462 të dyshuar kanë marrë dënime të ndryshme.

Dënimet përfshijnë edhe persona nën 19 vjeç dhe në ndonjë rast edhe një 12 vjeçar nga province Van që fyeu Erdoganin në mediat sociale. I dënuar ka qenë edhe një zyrtar nga opozita kryesore, Canan Kaftancıoğlu.

Kryeministri pakistanez paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore në Kashmir

Postuar në 27 Shtator, 2019 13:44

Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar mundësinë e një lufte bërthamore për rajonin e Kashmirit. Khan ka folur në sesionin e 74-t të OKB-së dhe ka akuzuar nacionalistët hindu që përfaqësohet nga kryeministri indian, Narendra Modi të cilin e quajti një fashist. Tensionet nisën në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në 50 vjet dhe qysh atëherë opsioni i luftës është në tryezë.

Kam frikë se do të ketë një masakër dhe gjërat do të dalin jashtë kontrollit

u shpreh ndër të tjera Khan.

Pas BE-së, SHBA-së dhe Rusisë edhe Macron premton angazhim personal në dialogun Beograd -Prishtinë

Postuar në 27 Shtator, 2019 11:45

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar gjatë një  takimi të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se do të përfshihet personalisht në ialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas mediave serbe mes të dy politikanëve ka patur një bisedë miqësore.

Parlamenti Europian rrëzon kandidaturat rumune dhe hungareze për në Komisionin Europian

Postuar në 26 Shtator, 2019 16:05

Komiteti i Ligjeve në Parlamentin Europian ka refuzuar sot kandaditurat për komisioner të Komisionit Europian të propozuar nga Rumania dhe Hungaria, respektivisht Rovana Plumb dhe László Trócsányi që do të duhet të drejtonin komisionet për Transportet dhe Zgjerimin. 

Irani gjen mbrojtje tek Erdogan

Postuar në 26 Shtator, 2019 13:13

Truqia e Reccep Erdoganit ka dalë me një tjetër qëndrim kundër politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme që në thelb synon likujdimin e regjimit iranian. Në një intervistë për median e njohur amerikane, Fox News, Erdogan bëri thirrje për kujdes kur vjen puna që të ngrihen akuza për sulmet ndaj impianteve të naftës në Arabinë Saudite më 14 shtator.

Princi saudit i Kurorës: Pranoj përgjegjësinë time për vrasjen e Khashoggit, por nuk dija gjë

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:55

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ka ndodhur nën hundën e tij.  Ai e ka pranuar këtë fakt bashkë me përgjegjësinë që rrjedh prej saj në një dokumentar të realizuar nga rrjeti PBS,

Ndodhi nën hundën time. Marr të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi, por pa dijeninë time

citohet princi në fjalë.

Ndërron jetë ish-presidenti francez, Jacques Chirac

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:40

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Jacques Chirac, ish-president i Francës në vitet 1995-2007. Ai vuante prej kohësh nga humbja e kujtesës që thuhet si vinte si pasojë e një forme të Alcajemrit apo goditjeve të vogla cerebrale që pati gjatë kohës që ishte në detyrë.

Chirac konsiderohet si jë ndër politikanët më jetëgjatë të Europës; dy herë president, dy herë kryeministër dhe 18 vjet kryetar bashkie në Paris. Pavarësisht se drejtimi tij nuk u shoqërua me suksese, ai mbetet një ndër politikanët e preferuar për francezët.

Batuta Zelenskiy-Trump në New York (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2019 09:29

Me interes të veçantë u prit takimi i parë i Trump me Volodymyr Zelenskiy në New York. Në përpjekje për të tejkaluar momentin e sikletëshëm ata  shkëmbyen batuta para kamerave.

"Më ke thirrur në Uashington, por ke harruar të më caktosh datën"- i tha Zelenskiy presidentit Trump, duke marrë si këmbim një buzëqeshje të sforcuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Gjermanët kanë vetëm fjalë

Postuar në 25 Shtator, 2019 21:02

Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot bisedën e shumëpërfolur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.Trump ka folur vërtet për situatën e krijuar me djalin e ish-zv. Presidentit Joe Biden, por ai e ka futur kërkesën për të në mes të diskutimit dhe pa këmbëngulur shumë. 
Në thelb Trump ka kërkuar të sqarohet kjo situatë pasi siç raportohet Biden ka ndërhyrë që prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë të mos vijonte hetimet. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota