Blloku Bota
Njohja e rremë e Kosovës nga Xhamajka, a do të shkarkohet ambasadorja Çitaku?
Dje mediat e ndryshme kanë raportuar se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet. Për këtë doli në një prononcim në mediat sociale edhe kryeministri Albin Kurti. Mirëpo sot Ministria e Jashtme e Xhamajkës ka mohuar që vendi i saj të ketë njohur Kosovën duke krijuar një situatë fare të pakëndshme. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka paralajmëruar masa për të gjithë personat e përfshirë në këtë incident, çka nënkupton se ambasadorja e SHBA në SHBA, Vlora Çitaku mund të largohet nga detyra.
Kina deklaron se infeksioni nga coronavirusi eleminohet në fund të marsit
Autoritetet kineze deklarojnë se do ta fitojnë betejën me koronavirusin e ri që ka shpërthyer në provincën Hubei nga fundi i muajit mars. Ambasadori kinez në Rusi, Zhang Hanhui ka shprehur mendimin se Kina do të jetë në gjendje ta zhdukë përhapjen e virusit dhe sëmundjen edhe nga epiqendra e saj. Sipas tij, 99% e rasteve të prekura nga koronavirusi janë regjistruar në Kinë dhe statistikat flasin për stabilizimin e gjendjes.
Richard Grenell caktohet drejtor në detyrë i Shërbimit Kombëtar Inteligjent të ShBA-ve
Richard Grenell, ambasador i ShBA në Gjermani dhe i Dërguar Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Serbi-Kosovë është caktuar drejtor në detyrë i Shërbimit Kombëtar Inteligjent.
Lajmin e ka njoftuar në tuiter, Trump që shkruan për Grenell se është një “ambasador shumë i respektuar” teksa ka falenderuar drejtorin aktual në detyrë, Joe Maguire.
Delegacioni grek braktis punimet e Asamblesë së NATO-s. Kryetari injoroi shqetësimet greke për Turqinë
Delegacioni grek në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel ka braktisur punimet në shenjë proteste, pasi sipas anëtarë e të tij, kryetari i asamblesë nuk ka lejuar delegacionin të shprehë qëndrimet e veta.
Delegacioni grek, i përbërë nga pesë deputetë, ka shprehur qëndrimet e veta për sa i përket situatës së krijuar në Egje me Turqinë, por sipas pretendimeve të anëtarëve të tij, kryetari Attila Mesterházy nga Hungaria ka ndërprerë disa herë fjalën.
Të dërguar specialë që thonë se nuk bëjnë asgjë
I Dërguari Special i presidentit Trump për Dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka hedhur poshtë zërat se SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka quajtur lajmin e publikuar nga faqja EuObserver si lajm të rremë duke nënvizuar përmes një statusi në Tuiter se:
unë jam për atë që palët bien dakord. Unë jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo politikën
Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë bie përfundimisht. Vuçiç: Nuk e donin as në Lindje, as në Perëndim
Presidenti serb Alexander Vuçiç e ka cilësuar të dështuar përpjekjen e bërë për ndarjen territoriale me Kosovën, që ai e quajti demarkacion.
Në një intervistë televizive Vuçiç tha se askush në Serbi nuk e donte një marrëveshje të tillë, por se atë nuk e donin as në Perëndim dhe as në Lindje.
Bashkimi Sovjetik, shtet i krijuar ilegalisht. Rusia nuk duhet të pretendojë trashëgiminë
Rusia duhet të herë dorë nga pretendimi se trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik. Kështu ka arsyetuar një gjykatës i Kushtetuese ruse, Konstantin Aranovsky përmes një opinioni shtuar një vendimi të muajit dhjetor për dëmshpërblimin e fëmijëve të viktimave të represionit Stalinist.
Komisioni Europian: Teknologjia e njohjes faciale është e paligjshme
Komisioni Europian e konsideron teknologjinë e njohjes faciale si të jashtëligjshme. Zv. presidentja e Komisionit për Epokën Dixhitale, Margrethe Vestager ka deklaruar gjatë një konference për shtyp javën e kaluar se rregullorja në fuqi e BE-së nuk e lejon njohjen faciale automatike. Neni 6 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave përcakton kushtet nën të cilat mund të procesohen ligjërisht të dhënat personale dhe një ndër këto kushte është dhënia e konsensusit nga subjekti që i nënshtrohet procesimit.
OKB regjistron marrëveshjen detare mes Turqisë dhe Libisë
Memorandumi mes Turqisë dhe Libisë për Zonën Ekskluzive Ekonomike është përfshirë në bazën e të dhënave të Divizionit për Çështjet e Oqeanit dhe Ligjit të Detit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo lëvizje është interpretuar nga Ankaraja zyrtare si zyrtarizim i marrëveshjes me qeverinë e al-Sarraj dhe po kundërshtohet nga Athina zyrtare.
Strasburgu i hap dritën jeshile kthimit të emigrantëve
Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Spanjës për kthimin e emigrantëve mbrapsht. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar rastin e emigrantëve N.D. dhe V.T., të cilët janë dëbuar nga Spanja në Marok. Rasti i dy emigrantëve në fjalë i përket shkurtit 2015 dhe është mbështetur nga Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut. Kjo është hera e parë që GJEDNJ merr në shqyrtim një rast të kthimit të emigrantëve.
