Asgjë nuk mund ta parandalonte këtë pandemi

Drejtoresha e Qëndrës Europiane për Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve Andrea Ammon, thotë në një intervistë për “Politico” se përhapja e koronavirusit vështirë se mund të ndalej.
Nuk jam e sigurtë nëse ndonjë lloj këshille do ta kishte parandaluar. Ka vende që moren masa shumë strikte që në fillim dhe sërish janë në të njëjtën situatë si ShBA dhe Italia. Kështu që nuk jam e sigurtë se ka ndonjë gjë që mund ta ndalonte këtë
shprehet ajo.
Sipas saj përvoja e Koresë së Jugut dhe Singaporit konsiston në ruajtjen e distancimit social dhe testimit masiv.
Edhe ne e këshillojmë testimin, ndonëse ka mungesa në pajisje testimi
thotë ajo.
Ammon shton se nga kjo përvojë ka shumë për të mësuar, sidomos ndryshimi i survejancës epidemiologjike. Mirëpo ndryshime të tilla përkthehe në rregullore të reja burokratësh që kanë vesin se dështojnë rregullisht
Add new comment