Blloku Alternative
Karantinë
Në vitin 1789 publikohet një libër që mandej do të marrë përhapje të gjerë. “Një rrëfim mbi Lazaretet kryesore në Europë” me autor John Howard, britanik, i cili në dritën e nevojave të shëndetit publik në përballje me murtajën, sistemon dhe evidenton përvojën europiane në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Apo epidemive të tjera.
Avash me yryshin e polifonisë së Itakës
Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.
MKUltra mund të mos jetë mbyllur kurrë
Një ish-oficere e CIA-s thotë se hulumtimi i agjencisë mbi individët përmes Projektit MKUltra mund të mos ketë ndaluar ndonjëherë.
Programi në fjalë ka nisur në vitin 1953, me urdhër të ish-drejtorit të CIA-s, Allen Dulles. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i procedurave dhe zbulimi i drogave të afta për të kontrolluar trurin e njeriut dhe për të manipuluar sjelljen gjatë Luftës së Ftohtë.
Serbia nis ndërtimin e satelitit të parë me asistencë nga Kina
Serbia është duke zhvilluar satelitin e parë të vet të prodhimit të brendshëm dhe në këtë projekt ajo po ndihmohet nga Kina. Projekti quhet “MOSAIC” dhe bazohet mbi module të satelitëve të vegjël që mendohet se është themeli për të të ashtuquajturin program kombëtar hapësinor serb në të ardhmen.
Projekti udhëhiqet nga Observatori Astronomik i Beogradit, një institucion një shekullor ndërkohë që pala kineze ofron ekspertizë teknike për lëshimin dhe platformën. Lëshimi është planfikuar për në fund të vitit 2027.
Funeralet "e majta" të viteve '80
Këto ditë në mediat sociale kanë qarkulluar shpesh pamje nga funerali i Josip Broz Titos. I cili u nda nga jeta më 4 maj 1980 dhe u varros me ceremoni shtetërore më 8 maj të atij viti.
Ceremonia e risjellë në pamje pas 46 vjetësh ka shumë interes për të kuptuar në dritën e pamjeve origjinale, sizmikën e një ndryshimi me të vërtetë epokal që provokoi ikja nga jeta e Titos. Që ishte një ngjarje me më shumë pasoja se vetë jeta e tij.
Basti i Oracle në infrastrukturën e AI: rrezik i madh apo vizion afatgjatë?
Oracle po ndërton një kampus gjigant të qendrave të të dhënave në Michigan. Por planet e saj shkojnë më tej. Kompania ka strukturuar rreth 72 miliardë dollarë borxh për projekte të ngjashme në Michigan, Texas, Wisconsin dhe New Mexico, të gjitha të lidhura me zgjerimin e infrastrukturës së saj cloud dhe partneritetin Stargate. Paralelisht, shpenzimet kapitale për vitin fiskal 2026 pritet të arrijnë rreth 50 miliardë dollarë—një nivel rekord që ka ushtruar presion mbi bilancin financiar dhe ka sjellë vlerësime negative nga agjencitë e kreditit.
Dokumentari më i plotë për 1997-n
Në një kanal në Youtube – ITN Archive – është publikuar një përmbledhje dokumentare e ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri. Është ndoshta materiali televiziv më i plotë i publikuar deri më tani që ndërtohet mbi kronikat e përditshme të shkurt-marsit 1997.
Rënia e shtetit e filmuar me pamje të dorës së parë, baza ushtarake që braktisen, tanke në tunele që janë pa roje, armatosja masive e popullsisë dhe individë që flasin në mes të një kaosi pa kuptim.
Dossier/Projekti bërthamor izraelit u financua nga Gjermania Perëndimore
Izraeli është një fuqi bërthamore edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë një fakt të tillë. Sipas të gjitha hamendësimeve në media, projekti bërthamor izraelit e ka qendrën në Dimona, në shkretëtirën e Negevit dhe ai daton që nga viti 1960, të paktën në formën civile. Në një shkrim të fundit në gazetën “Haaretz”, raportohet se kostot e një operacioni të tillë i mbuloi Gjermania Perëndimore përmes kredive sekrete. Mes viteve 1961-1973 qeveria e Bonit tranferoi në Izrael rreth 5 miliardë euro me kursin e sotshëm. Siç nënvizon gazeta:
Shënime të Galileos në librin e Ptolemeut, 20 vjet para deklarimit të famshëm
Disa shënime mbi një tekst antik që ruhet në Bibliotekën Qendrore Kombëtare në Firence, rezultojnë të jenë shkruar nga Galileo Galilei, rreth vitit 1590.
Obama: Alienët janë të vërtetë, por unë nuk i kam parë
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka pranuar ekzistencën e specieve jashtëtokësore në një intervistë për Brian Tyler Cohen.
Ata janë të vërtetë, por nuk nuk i kam parë. Nuk ka ndonjë ndërtesë nëntokësore, vetëm nëse ka një konspiracion të jashtëzakonshëm që ta fshehë atë nga presideti I SHBA
citohet Obama.
