Blloku Alternative
Kina ndërton centralin e parë termik diellor me dy kulla
Kina po e përdor energjinë diellore në një mënyrë të re. Në provincën Gansu është ndërtuar impianti i ri termik diellor me dy kulla, i pari i këtij lloji në botë. Rreth 30 000 pasqyra lëvizëse të kthyera në drejtim të dy kullave mëdha qendrore gjenerojnë një sasi të jashtëzakonshme energjie.
Panelet diellore që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike janë një pamje që e sheh në të gjithë botën. Por energjia termike diellore është pak më ndryshe.
Fytyra ndryshon për t’iu përshtatur emrit?
Mënyra si njerëzit duken mund të përcaktohet nga emri që prindërit u kanë vënë. Një studim i kryer së fundi konkludon se fytyrat e njerëzve priren të evoluojnë gjatë gjithë jetës, në mënyrë që t'u përshtaten emrave të tyre.
"Me rritjen, individët kanë tendencë të duken si emrat e tyre," shkruajnë studiuesit. “Këto rezultate sugjerojnë se njerëzit zhvillohen sipas stereotipit që u është dhënë në lindje.”
Sisteme të Mekanikës Fluide në piramidën e shkallëzuar
Mekanika hidraulike mund të jetë shpjegimi për piramidat e Egjiptit. Piramida e Djoserit në Saqqara, e cila mendohet të jetë ndërtuar rreth 45 mijë vjet më parë, është objekt i një studimi, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore Plos One.
Gjatësia trupore, faktorët përtej gjenetikës
Të studiosh historinë e shëndetit fizik të një vendi ose rajoni është një punë sfiduese, pasi është e vështirë të mblidhen në mënyrë konsistente treguesit. Megjithatë, studimi ynë i fundit analizon lidhjen e qartë midis shëndetit të një popullate dhe një informacioni të thjeshtë, të regjistruar gjerësisht – gjatësinë e trupit.
Superbaballarët e Azisë
Një studim i vitit 2003 pati gjetur se ADN-ja e Genghis Khan ishte te 16 milionë njerëz, në atë kohë ende gjallë. Ky numër kaq i lartë pasardhësish gjenetikë të sundimtarit mongol është konsideruar për shumë kohë rekord.
Por ai nuk është i vetmi njeri, aktivitetet riprodhuese të të cilit ende tregojnë një ndikim të rëndësishëm gjenetik shekuj më vonë. Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën Evropiane të Gjenetikës Njerëzore zbuloi se edhe meshkuj të tjerë përgjatë historisë kanë pasur të tillë impakt gjenetik.
Si u bë Sandro Botticelli një nga artistët më me ndikim në histori
Historia e artit perëndimor mund të mos kishte qenë e njëjtë pa Sandro Botticelli-n. Duke pasur pjesëtarët e familjes me ndikim Medici si klientët e tij kryesorë, Botticelli mori shumë porosi të profilit të lartë, disa prej të cilave konsiderohen si arritjet më të mira të lëvizjes së Rilindjes. Gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit XV, ai prodhoi portrete laike të elitës fiorentine, si dhe skena fetare dhe mitologjike që përcaktuan një epokë të re arritjesh artistike.
Karriera e hershme
Koleksioni privat i një ish-diplomati hedh dritë mbi tregtinë e fshehtë të artit aziatik
Historia e statujës së vogël prej ari të Budës nis më shumë se 200 vjet më parë, kur një argjendar e skaliti atë për oborrin e mbretit kamboxhian. Dhe përfundon në 2018-n, kur István Zelnik, ish-diplomat hungarez me pasion për antikuaret, e nxjerr atë në shitje në një faqe ankandi online.
Pastaj, si shumë copëza të tjera të artit dhe trashëgimisë nga vendet me të ardhura më të ulëta si Kamboxhia, Buda – në fronin e argjendtë – zhduket në tregun e zi. Qeveria kamboxhiane thotë se statuja, dhe qindra antika si ajo, nuk duhet të ishin shitur kurrë.
Aldo Moron e lanë të vritej amerikanët. Cossiga diktohej nga këshilltarë nga SHBA
Dhoma e Lordëve - nuk zgjidhen por vendosin prej 800 vjetëve
Ka qenë përgjithmonë me pleq, meshkuj dhe të bardhë. Një pikturë, apo skicë e vitit 1808 sillet nga revista “Spiegel” për të karakterizuar Dhomën e Lordëve në Britaninë e Madhe, që me kalimin e viteve ka fituar shumë emra dhe epitete.
Një erë e rëndë e harruar nga historia, ose “një siklet kombëtar”.
Një studim mbi luftën e parë në Europë
Konfliktet e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë historisë dhe kanë qenë shpesh të dhunshme. Sulmet, atentatet, bastisjet, pritat dhe hakmarrjet shfaqen në të dhënat arkeologjike pothuajse aq herët sa shkojnë pothuajse në origjinë të njerëzimit. Por jo lufta.