Shënime të Galileos në librin e Ptolemeut, 20 vjet para deklarimit të famshëm
Disa shënime mbi një tekst antik që ruhet në Bibliotekën Qendrore Kombëtare në Firence, rezultojnë të jenë shkruar nga Galileo Galilei, rreth vitit 1590. Dy dekada përpara sesa shkencëtari toskanas të shpallte falimentin shkencor të sistemit gjeocentrik.
Zbulimi është bërë nga një historian, Ivan Malara, që e gjeti atë në librin “Almagesti”, teksti më i referuar i astronomisë për 14 shekuj me autorësi të Ptolemeut.
Rëndësia e shënimeve që janë konfirmuar nga Malara krahasoi për vite citime të Galileos dhe printime të hershme në latinisht të tekstit në fjalë.
Ai mori konfirmime edhe nga historian italianë, çka sugjerojnë një qasje revolucionare të astronomit të famshëm shumë vite para sesa ai të kalonte në skizmën e madhe. Shënimet kanë rëndësi historike, pasi thuhet se Galileo, kryente ritin e lutjes ndaj Zotit sa herë studionte “Almagestin”, një libër me statusin e Mençurisë antike në duart e studiuesve dhe të Kishës.
Një arsye që zbulohet kapërcimin e Galieos që mandej do të konfirmohej me vëzhgime me teleskop ishte fakti se sistemi gjeocentrik i propozua dhe arsyetuar nga Ptolemeu nuk përkonte me logjikën matematike të përdorur prej vetë atij. Këtë kusht e përmbushte më mirë, zhvendosja e Diellit në qendër të universit.
Ky moment nuk është vetëm një zbulim shkencor, ai është një tranzion ideologjik madhor që ndryshoi mënyrën si shihet bota. Metoda racionale dhe shkencore e analizës dhe kritikës, kundërshton tezën se Galielo udhëhiqej nga filozofia në qëndrimin e vet.

Add new comment