Të rinjtë memecë
Pas pak në Facebook – Kryetari Edi Rama me skuadrën e të rinjve të PS Tiranë
Një njoftim që shpërndahet me një tekst fjali që padashur zbulon disa pyetje. Së pari lexoni pak termin “skuadër”: çfarë nënkupton ky term?
Rusia nuk do të tolerojë dislokim trupash të NATOS- apo europiane në Ukrainë
Ukraina tashmë vija e një fronti të asaj që duket se do të jetë era e një lufte të ftohtë të re në Europë. Ministri i Jashtëm, rus Sergey Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk do të tolerojë praninë trupave të NATO-s në Ukrainë, duke bërë të qartë se kjo do të përfaqësonte dhe interepretohej si kërcënim direkt nga vendit të tij.
Nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë
ka thënë ai.
Fundi i afërt i NATO-s
Ish-komandanti I NATO-s, admiral James Stavridis, shkruan sot në një opinion në “Bloomberg” se tashmë fundi i Aleancës transatlantike është çështje kohe.
100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë
Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë të akorduara nga Bashkimi Europina. Dëmi i prezumuar shkon në 2.9 milionë euro.
Si mund të të gënjejnë 70 vjet rresht në Rrangallostan?
Në një kronikë për “radhët e gjata për pensionet” mund të shihet për të kushedisa të miliontën herë ankesa e pensionistëve në Shqipëri se mezi shtyjnë muajin. Se janë në prag të vdekjes nga uria apo mungesat dhe se qeveria nuk mendon.
Ankesa e pensionistëve është një konstante e tranzicionit tonë, apo edhe shoqërisë. Një herë motit thoshin se “këta të rinjtë nuk duan të dinë”. Prej 34 vjetësh “qeveria nuk do të dijë” dhe “mirë që kemi fëmijët”.
Nuk janë PRIMARE, Sonilë!!!
Në një shkrim të botuar te www.syri.net, zonja Sonila Meço, rreket të na mbushë mendjen se Partia Demokratike, “shpresa e shqiptarëve për përmbysjen e bandës PS që qeveris prej 12 vitesh”, zhvilloi Primare..."për të parën herë në Shqipëri, si shfaqja më e lartë e demokracisë perëndimore".
Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë
Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe tymuese. Mediat raportojnë edhe për të plagosur.
Video/Mënyra si mbrohet uji i Tragjasit
Pamjet më poshtë janë nga një protestë në Hamallaj. Modeli i vetëm me të cilin kupton Tirana.
Me Kuçedrën ka vetëm një gjuhë
Kuçedra e bëri lëvizjen e parë
Kështu shprehet një ndër banorët e Tragjasit për atë që ka ndodhur natën, kur Policia e Shtetit ngrihet dhe mbron firmën private për të marrë ujin e një fshati. Dhe kuçedra është qeveria, pisi për cilin flasin banorët dihet mirë kush është. Sepse krroma dhe vrroma kanë emër dhe fytyrë në këtë vend.
Policia grabit natën ujin e Tragjasit
Në fshatin Tragjas, policia ka ndërhyrë natën me rreth 200 trupa për të shembur një ndërtesë në fshat dhe për të realizuar synimin e biznesmenit të Palasës për të marrë ujin fshatit dhe krahinës. Fjalët janë të kota; banorët e zonës deklarojnë se do të mbrojnë ujin me çdo mjet, çka të kujton protestën e Shushicës, që mbronte ujin nga i njëjti biznesmen që ka zgjatur këmbë e duar ngado në Shqipëri dhe i duhen shkurtuar njëherë e mirë. Ngjarja shkon pak a ashumë kështu: